FIER - Ka dalë para trupës gjykuese dhe i përlotur ka pranuar autorësinë e vrasjes së dyfishtë dy ditë më parë. Martin Skëndaj, 22 vjeçar, gardian në burgun e Fierit është njohur me masën e sigurisë të "arrestit me burg", për vrasjen e dy të kushërinjve, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, 22 dhe 26 vjeç, bashkëfshatarë të tij, të cilët i qëlloi me armën e shërbimit në poliklinikën e Patosit, ku kishte shkuar të vizitonte krahun. Masën e sigurisë e vendosi gjyqtarja Adelina Zarka ndërsa prokurore ishte Çlirim Sina.
Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë, dyshohet të ketë shkak një marrëdhënie dashuri të cilën gardiani nuk e pranonte. Njëri nga viktimat, 26-vjeçari, Manol Rrapaj nga Kuqari, i njëjti fshat me Skëndajn, ishte i lidhur me motrën e rojes së burgut, e divorcuar dhe më fëmijë. Konflikti mes tyre kishte nisur një vit më parë, para divorcit të motrës, por mesa duket lidhja që gardiani kundërshtonte, ende nuk kishte përfunduar.
Sherrin e kanë nisur dy kushërinjtë, sipas hetimeve paraprake, të cilët dyshohet ta kenë dhunuar me leva e sende të forta kur e kanë parë Skëndajn në Poliklinikë. Pas vizitës nga mjekët, Martin Skëndaj ka dalë, por sërish kushërinjtë nga fshati Kuqari dhe Kashisht, e kanë qëlluar, çka ka bërë që gardiani i burgut të Fierit të nxjerrë armën e shërbimit dhe t'i qëllojë. Njëri gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spitalin e Fierit.
Por edhe katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por me njoftimin në kohë të policisë, nuk u lejua përshkallëzimi i mëtejshëm të konfliktit.

Dy viktimat Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj
-
po nuk duhej ti vriste. duhej ta mbante koburen ne brez dhe ti linte ata te vrisnin kete.....prandaj nuk ben para ai vend. kur tjetri te vjen me leva e sopata nuk te vjen qe te veni bashke te beni dru ne pull....te vjen te te vrase
Përgjigju -
Mire ua ke bere fshatareve. HALLAL KOBURJA CUNOOOOO
Përgjigju -
Hallall pushka. Nuk tallet njeri me asnje tjter.
Përgjigju -
Cudi pse eshte akoma ne pune prokurori shkelqim sina ? Turp faqe e zeze , sa krime rendojn mbi cimin..
Përgjigju -
Bo bo c barqe policet, na hapen barkun
Përgjigju










Komente
Komento