Kreu i Policisë së Vlorës, Artion Duka ka dalë ditën e sotme para trupës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, në kuadër të vettingut në Policinë e Shtetit. Në seancën e zhvilluar nga KJV për Dukën ka rezultuar sa ai është i pastër në të tre kolonat e vlerësimit. 

Sa i takon vlerësimit të figurës, drejtuesit të policisë së Vlorës, i është përmendur edhe përfshirja në procedimin penal për shpërdorim detyre, për sekuestrimin e pajisjes Imsi Catcher.  Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes për pajisjen IMSI Catcher, mbi të cilën nisi hetimin nëse është përdorur apo jo për përgjime të paligjshme.

Kriteri i pasurisë

1. Apartament 56 m2 në 2007 në rrugën "Mustafa Matohiti" me kredi 35 mijë euro dhe kursime familjare 5 mijë euro.

2. Apartament banimi 143 m2 dhe garazh, në Tiranë përfituar nga shitja e apartamentit të mëparshëm.

3. Shtëpi banimi 93 m2, bashkëpronar me prindërit.

4. Llogari bankare në emër të vajzës, të ardhura të mbledhura në periudhën kur ka lindur vajza në vlerën 27 mijë lekë.

5. Llogari debiti të ardhura nga paga 45 mijë lekë.

6. Makinë "Passat", blerë 2300 euro nga kursimet familjare në 2011 dhe shitur me pas vlerë 4000 mijë euro.

7. Makinë "C Class" 2007 e blerë ne 2015 4000 euro pas shitjes së Passatit.

8. Makinë "Smart" 1400 euro nga kursimet familjare e shitur me pas me 1000 euro.

9. Gjendje cash 800 mijë lekë  jashtë sistemit bankar

2.Vlerësimi i figurës:

Jo veprimtari kriminale apo kontakte të papërshtatshëm apo denoncime nga publike. Ka të dhëna për procedim penal për shpërdorim detyre, sekuestrimi i pajisjes Imsi Catcher. Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes sa personat e akuzuar të kenë shpërdoruar detyrën. Ka patur trajnim të policisë nga ekspertët italiane. Nuk paraqet probleme të shëndetit mendor, ka aftësi punë.

3. Vlerësimi i aftësive profesionale:

Gradën policore drejtuese, 2001, hera e parë në punë pas shkollës në akademinë e policisë. Nuk ka masa apo hetim disiplinor. Një prej gradave e ka fituar nga gjykata. Plane operacionelae për kontrollin e drogës në Vlorë Himarë dhe për kapjen e të shumëkërkuarit Gj.J.