Një i moshuar është denoncuar i humbur mesditën e kësaj të hëne në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Bëhet fjalë për 82-vjeçarin Agim Çeta nga Tirana, i cili ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 29 shtatorit dhe nuk është kthyer më. E ftuar në studio vajza, Enkeleda Xhaja, ka bërë thirrje për ndihmë, duke shpjeguar që nga momenti që babai doli nga banesa dhe gjurmimin që familjarët kanë bërë përgjatë këtyre ditëve.
Babai ka kohë që kurohet nga skleroza. Ka dalë nga shtëpia pa njoftuar mamin, që prej datës 29 shtator nuk dimë asgjë. Ku nuk kemi kërkuar, por s’kemi gjetuar asnjë gjurmë të tij. Na kanë thënë që është parë në zonën e Freskut, dhe kërkon shtëpinë e tij. Është i pavetëdijshëm dhe s’di të kthehet.
82-vjeçari kishte tre vite që kurohej nga skleroza dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mire. Agim Çeta jetonte në zonën e Medresesë në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit kujdesej për shëndetin e të moshuarit. Ditën që u largua 82-vjeçari kishte të veshur një palë pizhame të zeza me kuadrate dhe një bluzë ngjyrë të bardhë me shkronja të kuqe, ndërsa me vete nuk ka marrë asnjë mjet identifikimi.
.Ju lutem të gjithëve, kush e shikon babain të na njoftojë. Sa më shumë orë, ditë kalojnë aq më shumë më shuhen shpresat. (qan) Kush më ndihmon në gjetjen e babait do t’i jap 1 mijë euro shpërblim.

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 82-vjeçarin ju lutemi të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778
Si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në adresën e-mail: [email protected]
Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel
O.D./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
39.9%
-
Mësuesve
31.5%
-
Nxënësve
28.6%
Vota total: 203
Lajme të tjera
-
Magjia e festave të fundvitit në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj poston fotoalbumin e ndezjes së dritave në sheshin ‘Skënderbej’
6 Dhjetor, 11:06
-
VIDEO/ Tiranë, zbulohet magazina me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme! Arrestohen 2 administratorët
6 Dhjetor, 10:50
-
Përndoqi ish-të dashurën për disa muaj, e dhunoi dhe e kërcënoi që të hiqte denoncimin, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë (EMRI)
6 Dhjetor, 09:31
-
Tiranë/ Fëmija 9 muajsh rrezikon jetën, farmacistja i jep hollues gjaku në vend të antibiotikut! Infermierja ia injekton
5 Dhjetor, 21:36
-
Tirana ndez dritat e festave, Veliaj: Mirësi, mbarësi dhe dashuri për gjithë! Ftoni familjarët që t’i kalojnë festat në kryeqytetin tonë
5 Dhjetor, 19:53
-
U arrestua tre ditë më parë, Gjyqtarja Armela Hasantari lë të lirë dhunuesin e gazetarit Gjergj Zefi
5 Dhjetor, 19:25
-
Dëmtuan stadiumin 'Air Albania' pas derbit Tirana - Partizani, edhe 8 tifozë në hetim
5 Dhjetor, 14:36
-
Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet në Tiranë i riu! Në banesën e tij në Shijak i gjejnë municione luftarake (Video)
5 Dhjetor, 13:33
-
Nga infrastruktura tek shërbimet publike, ku do të shkojnë 320 milionë euro të projektbuxhetit të Tiranës
5 Dhjetor, 12:36
-
Fundviti ndryshe për Tiranën/ Në kryeqytet pritet të vijnë producentët dhe distributorët filmik më të rëndësishëm nga e gjithë Europa
5 Dhjetor, 11:28
-
Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin: Ofroi para që të votonin Fisnik Qosjen në Kavajë
5 Dhjetor, 10:53
-
Tiranë/ Dy turistë çekë dalin të eksplorojnë Malin e Dajtit humbin rrugën, policia u shkon në ndihmë
4 Dhjetor, 23:33