Del udhëzimi, si do të falen gjobat e pandemisë

TIRANË- Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin që i hap rrugën faljes së gjobave të vendosura nga autoritetet shtetërore për mos respektim të rregullave të karantinës, si dhe ndëshkimet e bëra për riparimet pa leje në banesat e dëmtuara nga dy tërmetet, 21 shtator dhe 26 nëntor 2019.

Sipas udhëzimit nr38. Datë 19/10/2020 të hartuar nga Ministria përgjegjëse për Financat theksohet se individi apo biznesi që është gjobitur duhet të bëjë kërkesë pranë institucionit që e ka ndëshkuar për të marrë mbrapsht vlerën monetare që ka paguar.

Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat personale të individit ose emrin e subjektit kur është biznes, ID e kartës së identiteti ose NIPT, IBAN dhe emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale apo llogarinë e subjektit. Duhet të dorëzojë vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive si dhe subjektet duhet të paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Pas dorëzimit të kësaj kërkese, është struktura përgjegjëse e institucionit që harton urdhërpagesën për vlerat total për çdo bankë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke e shoqëruar me listën emërore të përfituesve dhe më pas pritet aprovimi i Degës së Thesarit.

Pas miratimit nga Dega, strukturat përgjegjëse e dërgojnë listën pranë bankave respektive, që më pas të bëhet disbursimi i gjobës së paguar.

Në zbatim të aktit normativ të miratuar nga qeveria të gjithë ata të cilët nuk respektuan oraret e lëvizjes, qarkulluan me makina kur ishte e ndaluar apo hapën lokalet do të amnistohen, duke zhbërë të gjitha masat penalizuese të vendosura nga periudha 17 prill 2020 e deri më 7 tetor 2020, si dhe riparimet pa leje në banesat e dëmtuara nga tërmetet.

Paratë e gjobave pritet të kalojnë në llogaritë bankare brenda 15 nëntorit. Deri në të njëjtën datë duhet të rikthehen edhe lejet e revokuara, automjetet e bllokuara apo liçensat e hequra subjekteve të konstatuara me shkelje.

Ministria e Financave nuk dha të dhëna konkrete në Komisionet parlamentare se sa ishte numri i përfituesve, por e shifra paraprake është 7200 gjoba të vendosura gjatë kësaj periudhe për shkelje karantinimi dhe vetëm në Tiranë janë vendosur 600 gjoba për familjet e dëmtuara nga tërmetet.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur