Ulet me 3 lekë çmimi i naftës! Rritet benzina, gazi nuk ndryshon! Vendimi hyn në fuqi sot në 18:00

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës! Rritet benzina, gazi nuk ndryshon! Vendimi hyn në fuqi sot në 18:00

Foto ilustruese

TIRANË- Nga sot, qytetarët do të blejnë naftën dhe gazin me çmime të tjera. Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ulë çmimin e naftës me 3 lekë, pra nga 258 që ishte bëhet 255 lekë për litër. Në një kohë që nafta ka pësuar një ulje, nuk ka ndodhur kështu edhe me benzinës.

Nga sot, benzina do të shitet me 242 nga 239 lekë që ka qenë deri dje. Gazi nuk ka pësuar ndryshime. Vendimi do të hyjë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi", thuhet në vendim. 

Pas reagimeve të shumta ku ka pasur edhe kërkesa për shkrirjen e Bordit, në reagimin zyrtar ato sqarojnë se janë në monitorim të vazhdueshëm të bursave, me qëllim që të reagojnë sa më shpejt për reflektimin e çmimeve të reja. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                       Ishte                     Bëhet
Nafta       258 lekë/litri           255 lekë/litri           
Benzina   239 lekë/litri           242 lekë/litri           
Gazi         83 lekë/litri             83 lekë/litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rimi: 28/06/2022 15:52

    Ajde ilace ishalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)