Del VIDEO/ Burri i Besa Shahinit përplaset me grushte me politikanin e njohur: Nuk fshihem, luftoj për atë që besoj

Dardan Moliqaj, politikan i njohur në Kosovë, njëherazi burri i ministres së Arsimit Besa Shahini u përplas fizikisht para dy javëve me zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi. Përplasja ka ndodhur në ambientet e televizionit T7.

Mediat kosovare shkruajnë se Abazi ka qenë në korridor pas përfundimit të debatit në studion, kur ka ndodhur përplasja me Molliqaj.

Pamjet e sherrit janë publikuar dje në media, ndërkohë që pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Molliqaj. Ai shkruan se tashmë një subjekt që u paraqit si viktimë po del hapur si mashtrues, ndërsa shprehet se nuk fshihet dhe as nuk viktimizohet por lufton për atë që beson.

"Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj", shkruan Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 30/09/2019 16:12

    Molliqaj tregoi sjellje kriminale se bashku me truprojen e tij sulmuan fizikishte Abazin, tani mori fund karriera e tij politike,askush nuk deshiron te shofe kete legen.

    Përgjigju
  • Mala: 30/09/2019 09:16

    Burri I Ministres Besa, eshte I nje niveli e soji me Abazin.Te dy jane perbaltues,ofendues e injorante te papermbajtur,Mire qe jane takua dhe jane grushtua,Nuk ka rendesi cili cilit I dha me shume dhurate,Te dy meritojne dhurata,Nuk jane per keto nivele ku jane.

    Përgjigju
  • Mali: 30/09/2019 09:10

    Shko mor plehre. Nuk behet politike me dhune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)