Ashtu sikurse gjithnjë, gjatë sezonit turistik, kryefjalë janë pushuesit. Rasti më  fundit vjen nga Puglia e Italisë, ku një çift janë larguar nga dritarja e hotelit pa bërë pagesën.

Egjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. Pronari i hotelit ka publikuar videon nga momenti ku shihet se si çifti po largohet me fshehtësi nga dhoma e tyre, për t'i demaskuar për gjestin e bërë.

Kjo sepse çifti kishte thenë se nuk mund ta bënin pagesën menjëherë pasi nuk kishin dokumentet.