Një video e re është publikuar nga dhunimi i zyrtarit të Partisë së lirisë dhe familjes së tij nga efektivët e policisë në doganën e Murriqanit. Mediat malazeze kanë publikuar videon në të cilët shihet sesi një prej efektivëve godet me shpullë në fytyrë Petraq Milon, sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.

Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Mediat raportojnë se ndaj efektivit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedurat hetimore dhe mund të merren masa si pezullim nga puna, apo edhe masa më të ashpra deri në largim nga puna.

Ndërkohë, masa për largimin nga puna pritet të merren edhe për zëvendësdrejtorin e Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac. Për efektivët e tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja pritet të merret masë displinore. Këto masa ende nuk janë të konfirmuara, por raportohen nga mediat. Mbi këtë rast nuk ka pasur asnjë reagim nga Partia e Lirisë dhe autoritetet shqiptare. 

Rasti i dhunimit të Milos dhe familjes së tij u bë publik në muajin janar nga mediat shqiptare. Milo u dhunua dhe u nxor me forcë nga policia malazeze teksa po priste në radhë në kufi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Dhuna ndaj Petraq Milos, reagon kryebashkiaku i Ulqinit: Sjellje çnjerëzore, njerëz të tillë s’kanë vend në shërbimin civil

1677007431_finalprojekt.00405512.Still016.jpg

Kryetari i bashkisë së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka reaguar pas rastit të dhunës të një zyrtari të policisë malazeze ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo. Bajraktari ka kërkuar që sa më shpejt të dënohet sjellja çnjerëzore e zyrtarëve duke shkruar se pret një reagim të shpejtë nga organet kompetente.

'Në emër të Komunës së Ulqinit, dënojmë ashpër sjelljen çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë. Prandaj presim reagim të shpejtë dhe adekuat nga organet kompetente. Kërkojme që, policia të bëjë një hetim urgjent dhe profesional dhe të ndëshkojë të gjithë ata që me sjellje të pahijshme dëmtojnë imazhin e shtetit. Aq më tepër që është shtetas i huaj dhe i moshuar! Njerëz të tillë thjesht nuk kanë vend në shërbimin civil!'- shkruan ai.