Del video e të rinjve që sulmuan shtëpinë e ambasadorit të OSBE

Ditën e shtunë pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës ku ai dënonte dhunën e përdorur prej saj në drejtim të institucioneve, disa persona bënë një sulm pranë rezidencës së banimit të tij duke shkruar "Borchardt shame on you"

Përveç shënimit që kanë lënë aty, ata kanë qëndruar poshtë banesës së tyre duke thirrur në kor "Borchardt shame on you" (Borchardt turp për ju).

osbe boschardt (2).jpg" style="height:545px; ëidth:780px" />

Një ditë pas protestës, Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë sulm refuzoi të bënte koment..

Ndërsa ditën e djeshme, pas deklaratave të ndërkombëtarëve ku dënoheshin aktet e dhunës në protestën e opozitës, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se PD nuk ka asnjë lidhje me këtë sulm e madje kërkon që të zbardhen autorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • navy: 15/05/2019 07:43

    Club Idiote Mafiosi: Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Lulzim Basha, Sahip Dollapi, Mul Noka, Nard Ndoka

    Përgjigju
  • Student: 15/05/2019 03:09

    More kete zoteri me kete proteste kaq paqesore duket sikur e Kane perkedhelur z Borchardt

    Përgjigju
  • Run: 14/05/2019 19:50

    O EDI.me ato komente duket se te paskan tredhur keq,shko vizitohu te mjeku shoku.

    Përgjigju
    • Edi: 15/05/2019 09:47

      Pse duket sikur më kanë tredhur o vrapues, se them mendimin tim? Ti ke ndonjë mendim për shkrimin e mësipërm, apo je nga ata cërrat që për një 20 mijë lekëshe, fshihen pas një maske e gjuajnë me gurë apo fshihen pas një profili fals në internet e shajnë të tjerët dhe pasi ju heqin maskën, ikin me vrap e kur i kapin thonë se është sulm politik ? A është truri yt i aftë të prodhoj një mendim apo pret se cfarë do të shprehet partia e pastaj shprehesh edhe ti ? Vë bast se je nga ata që thonë se pse OSBE-ja nuk ka reaguar për protestat në Francë por vetëm për në Shqipëri, ndaj kjo është prova që OSBE është e blerë nga lekët e drogës së Edi Ramës (ka Edi Rama lekë e nuk ka Franca) ! Edhe kush është kundër kësaj teorie, sipas trurit tënd parti-influencuar, duhet ofenduar e sharë e nëse prapë del kundër teorisë, duhet kërcënuar, se më tej nuk shkon se... ka cecua bicak ! Ke ndonjë mendim për shkrimin e mësipërm, kanë vepruar mirë (edhe pse) apo kanë vepruar keq (edhe pse) ?

  • sali: 14/05/2019 14:46

    Te rinj me tru te shplare nga propaganda Berishiste.te rinj qe as punojne e vetem presin tju vine te mirat nga keto sherbime partiake. shkoni punoni e sd keni nevoje as per sale e as per monika

    Përgjigju
  • bravo ju qofte: 14/05/2019 13:10

    shume mire qe protestohet. keta te rinj nuk e kuptojne qe po perdoren per motive politike. as vete keta nuk e dine arsyen pse kane shkuar poshte shtepise. p.s. Mesoni me shume, qe neser mos te varemi nga te huajt. “Dhe drite e diturise perpara do na shpjere” Naim Frasheri.

    Përgjigju
    • Edi: 14/05/2019 14:07

      Protesto kundër Lulzimit, Berishës, Metës, Ramës(më pak fajtor) e të tjerëve që nuk lejojnë integrimin e Shqipërisë në Europë. As në Kanun nuk sulmohet miku i ardhur në shtëpi ! Pse duhet të ketë turp ambasadori i OSBE ? Se bëri thirrje mos të digjet Shqipëria ? Pse pra ??? E nga kush të ketë turp ? Nga Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Lulzim Basha, Sahip Dollapi, Mul Noka, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi që thotë- jam cam apo Vangjel Dule që thotë-jam grek, e të dy rrinë bashkë gjoja për Shqipërinë ? Dje ishit të sigurt që nuk e kishin bërë protestuesit, sot përpiqeni të thoni dicka tjetër që mos të kujtohet më se cfarë shkruajtët dje.

  • Edi: 14/05/2019 11:35

    Cdo thonë tani prorusët demokratë e integruesa që komentonin : Ku e dini ju kush e ka shkruajtur ? Nuk ka prova që i kanë shkruajtur demostruesit ! Ato i ka shkruajtur vet PS-ja ! Ku jeni ? Pse nuk shkruani ? Dolët edhe këtë herë mashtruesa, o Salianjra, o Babale, o zjarri në spitalin e Durrësit. Njerëz të vegjël që nuk ju skuqet fytyra se nuk keni fytyrë. Të pafytyrë.

    Përgjigju
  • Snsnnsnsnnsn: 14/05/2019 11:27

    Shume mire kane bere dhe spo kuptoj ku ka qene akti i terrorrizimit dhe i kanosjes se jetes ambasadorit te blere te OSCE.

    Përgjigju
    • Titi: 14/05/2019 16:37

      Ata te rinjte qe turperuan Shqiperine duke thirrur para shtepise se kryetarit te OSBE jane detashmenti i Jales se lesheisë te pergatitur prej kohesh per fashistizimin e situatave.

    • Edi: 14/05/2019 13:29

      Pse ja kanë bërë shumë mirë ??? Ambasadori i blerë ??? Nga kush ??? Akti i terrorizmit dhe kanosjes së jetës qëndron në faktin se i shkuan në rezidencën e banimit, i shkuan në shtëpi me pak fjalë. Kur tjetri të thotë : "Sillu mirë se e di ku e ke shtëpinë !" është kërcënim, mos bëjë sikur nuk e kupton. Këta kanë bërë më shumë, i kanë shkuar në shtëpi... Më bën përshtypje pse e ke shkruar OSCE e jo shqip OSBE ? I sigurt që je shqiptar ? Nëse po, kërko njëherë falje për dje që akuzuat se e kishin bërë vet socialistat e jo protestuesit. Nëse jo, shko merr rublat se e bëre punën dhe për sot e ilace tu bëfshin (mallkojnë nënat tona).

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë