Del VIDEO/ Momenti kur sulmuesja 28-vjeçare hyn brenda shkollës në SHBA dhe qëllon me kallashnikov, vret 3 fëmijë dhe 3 të rritur

SHBA – Policia e Nashville ka publikuar videon ku tregohet momenti kur sulmuesja hyn brenda një shkolle në Tennessee dhe qëllon me armë duke vrarë 6 persona, përfshirë 3 fëmijë në moshën 9-vjeçare.

Autorja Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje gjatë përplasjes me policinë në shkollën private kristiane. 28-vjeçarja që ishte transgjinore u përshkruar nga autoritetet si ‘person i vetmuar’ që jetonte në Nashville dhe ishte armatosur me 2 kallashnikov dhe 1 pistoletë.

Hale kishte harta të detajuara të shkollës dhe hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve para se të kryente vrasjet.  Në pamje duket momenti që me kallashnikov në dorë qëllon xhamat teksa hyn brenda.

6 viktimat janë Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs, dhe William Kinney, të gjithë 9 vjeç si dhe Cynthia Peak e Mike Hill, të dy 61 vjeç dhe mësuesja e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeçe.

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti sulmin e së hënës "të rëndë" dhe "trishtues".

Ai tha se SHBA duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur shkollat ​​dhe i bëri thirrje Senatit të miratojë ndalimin e armëve sulmuese.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Zot...: 28/03/2023 23:09

    Shtet që vriten edhe fëmitë e vegjël si berrat nëpër shkolla e nëpër rrugë e nëpër dyqane... O Zot I Madh na shpëto. Dhe mbahet gjoja si vënd "i të drejtave të njeriut" e plot pallavra e llogje e rrena të tjera pa fund...

    Përgjigju
  • Petrit: 28/03/2023 10:57

    Kjo ishte ky dhe nuk vrau dosido. Vrau vajzen e priftit se shkolla ishte katike , si dhe drejtoreshen e shkolles.

    Përgjigju
  • Maks: 28/03/2023 10:26

    Ca te bej e shkreta eshte ne depresion nga lufta ne ukrain Tamam si ushtaret rus qe vrasin njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Alb: 28/03/2023 09:36

    Toka e bekume si po plasin shqiptaret me ik. Dhe me rrite femite me llomin e botes

    Përgjigju
  • DERRE: 28/03/2023 08:58

    YT ISHALLA DIGJESH NE FERR O FARE E KEQE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit