Del videoja e kryeministres së Finlandës në festën 'e shthurur' private! Shpërthejnë kritikat ndaj saj

E quajtur “cool” nga shumë persona për thjeshtësinë e saj, kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i ka ardhur radha të përballet me reagimet në rritje pas një video që po qarkullon në rrjet prej të mërkurës, ku ajo shfaqet duke kërcyer e duke pirë alkool në një festë private me miqtë.

Shumë persona e kanë konsideruar sjelljen e kryeministres 36 vjeç të pahijshme për një udhëheqëse shteti, në kohën kur Finlanda po përballet me çmimet në rritje dhe krizë të energjisë elektrike. Madje, disa e kanë ironizuar videon duke thënë: Është e mrekullueshme të shohësh të rinjtë tek festojnë. E ardhmja i përket të rinjve!.

Në videon, e cila thuhet se është postuar për herë të parë në Instagram Stories, Marin shihet duke pirë me një grup shokësh, ndërkohë që kërcen dhe këndon këngët e reperit finlandez Petri Nygrd dhe të këngëtarit pop Antti Tuisku. Gazeta britanike TLDR news shkruan se në sfond dëgjohen zëra duke folur për përdorim kokaine, por ky detaj nuk është konfirmuar ende.

Sipas gazetës Iltalehti, këngëtarja Alma, influencuesja Janita Autio, prezantuesja televizive Tinni Wikström, YouTuber Ilona Ylikorpi, prezantuesja e radios Karoliina Tuominen, stilistja Vesa Silver dhe deputetja Ilmari Nurminen nga Partia Social Demokrate e Marin janë ndër personazhet publike finlandeze që mund të shihen në video.

Sanna Marin është kritikuar edhe një herë tjetër pasi ka kaluar gjithë natën duke festuar në kohën e masave anti-COVID, gjë për të cilën Marin ka kërkuar falje.

Për videon që qarkulloi të mërkurën, mediat vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar, pavarësisht se vetëm tani është bërë virale në Finlandë.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 18/08/2022 09:24

    Ky i joni ja kalon te gjitheve sepse doli me gernete ne plazh.

    Përgjigju
    • qeshi: 18/08/2022 15:15

      ha haaaaaaaaaa...lot

  • Beni: 18/08/2022 08:38

    Te gjithe politikanet bejne jete te shthurur me alkool dhe droge por vetem qe disa filmohen dhe disa te tjere jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI