GREQI- Një video (kliko këtu)ka dalë në dritë që tregon momentin e vrasjes së 37-vjeçarit hidraulik në një kafene në Nea Joni, teksa ndodhej aty për të parë një ndeshje futbolli.
Pamjet e publikuara nga Mega, tregojnë sesi i riu shqiptar i identifikuar si Pëllumb Islami ndodhej në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, kur anëtarët e grupit famëkeqe të quajtur ‘Team L’ hapën zjarr.
Një nga plumbat ishte fatal për 37-vjeçarin. Në të njëjtën kohë, në gjendje paniku, në video duket pjesa tjetër e klientëve u përpoqën të mbuloheshin sa të mundnin dhe të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Për rastin, policia ka proceduar në arrestimin e dy personave. I pari u arrestua më 20 mars dhe i dyti u dorëzua dje, të martën.