Delawie kritika drejtësisë: Japin
dënime të lehta për trafikantët

Delawie kritika drejtësisë: Japin<br />dënime të lehta për trafikantët<br>
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ndersa ka komentuar dokumentarin “Trafikimi, lufta kundër skllavërisë moderne”, ka thënë se në Kosovë mbetet shumë punë për t’u bërë për të luftuar dukurinë e trafikimit.

Natyrisht mbetet punë për t’u bërë në Kosovë, sepse vetë trafikantët marrin dënime shumë të lehta. Në komunat veriore fare nuk ka strehimore për viktimat e trafikimit ku do të rimëkëmbin jetët e tyre. Lufta kundër trafikimit nuk mund të arrijë shumë kur brenda sistemit ligjor ka korrupsion dhe krim”, ka thënë Delawie.

Për dokumentarin e bërë mes Klan Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, Delawie ka thënë se u ndje krenar me atë që pa dhe mundësinë për të paraqitur këtë premierë.

Trafikimi është një problem i vështirë për tu trajtuar jo veç në Kosovë por në gjithë botën. Ky dokumentar tregoi se si Qeveria Amerikane lufton kundër këtyre krimeve dhe zbulimit të hershëm të tyre”, ka thënë Delawie. “Siç e pamë trafikimi me qenie njerëzore është problem në SHBA, dhe duhet puna e policisë, prokurorisë dhe shoqërisë civile për ta luftuar”.

Delawie ka thënë se vërejti se që trafikimi në Amerikë prek zonat e pasura dhe jo ato më të varfra. “Më vjen shumë mirë që në Kosovë të gjithë po punojnë për të arritur përparim”. "Gjyqtarët, prokurorët, policia dhe të tjerët përmes programeve nga departamenti i drejtësisë së SHBA, tashmë janë më të njoftuar për sfidat në rastet e trafikimit dhe se si të merren me to", ka thënë ai ndër të tjera.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore