1699952580_luftanerripinegazessulmohetizraeli.jpg

Foto nga bombardimet izraelite në Gaza

Një delegacion i zyrtarëve të lartë të administratës Biden do të mbërrijë sot në Izrael për t'u takuar me homologët izraelitë dhe për të diskutuar planifikimin e pasluftës në Gaza. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë. 

Delegacioni do të kryesohet nga këshilltari për sigurinë kombëtare i nënpresidentes së SHBA, Kamala Harris, Phil Gordon, i cili ishte me të në takimet me krerët arabë në Dubai gjatë fundjavës. 

Atij do t'i bashkohet Ilan Goldenberg, këshilltari i Harris për Lindjen e Mesme së bashku me të tjerë. Sipas faqes së lajmeve Walla, delegacioni amerikan do të takohet me Presidentin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe Ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer së bashku me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, ndërpriten interneti dhe valët telefonike! OKB: Të paktën 300 të vdekur që nga përfundimi i armëpushimit