/ATSH/-Agjencia Kosovare e Privatizimit, priti sot në një takim përfaqësuesit e Ministrisë Federale për çështje Ekonomike dhe Energji, me prezencën edhe të Ambasadores Gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, përfaqësues dhe ekspertë të organizatës qeveritare gjermane GIZ në Kosovë.
Pritjen e karakterizoi koordinimi i lartë institucional i aktorëve kyçë në fushën minerare, derisa morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës në këtë fushë.
Takimi u mbajt në vazhdën e bashkëpunimit me Gjermanine, që përmes ekspertëve në fusha të caktuara kanë ofruar dhe ofrojnë mbështetje për AKP dhe institucionet e tjera relevante në Kosovë në fushën e resurseve minerare, e më theks të veçantë mbështetje për ndërmarrjen Trepça.
Të gjithë të pranishmit patën rastin dhe prezantuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të caktuara, e posaçërisht në valorizimin dhe trajtimin e rezervave minerare, të cilat Republika e Kosovës i posedon. Përveç prezantimit të potencialit të rezervave dhe potencialeve tjera minerare të Kosovës, në takim u dhanë shpjegime për legjislacionin fleksibil dhe liberal i cili aplikohet në fushën minerare.
Në takim u shkëmbyen edhe informacione të rëndësishme ndërmjet palëve, të cilat janë motivuese për konkretizim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
AKP si mikpritëse e këtij takimi, përmes ushtruesit të detyrës së zëvendësdrejtorit , Avni Jashari, i informoi të pranishmit për rolin dhe përgjegjësinë e AKP si Administratore e ndërmarrjes Trepça, por edhe informata të përgjithshme për procesin e Privatizimit në Kosovë me theks të veçantë në sektorin minerar dhe për sigurimin e lëndëve të para. Jashari shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për Përfaqësuesit e Delegacionit Gjerman dhe institucioneve publike të Kosovës, për përkrahjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në ushtrimin e mandatit të saj.
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj - Gashi, përshëndeti takimin dhe të gjithë pjemarrësit e sektorit minerar në Kosovë , vlerësoi mbështetjen e Amabasadës Gjermane dhe GIZ-it në zhvillimin ekonomik të Kosovës duke u shpresuar për thellimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me përfaqësuesit e Ministrisë Federale Gjermane të Ekonomisë.
Ajo shprehu falënderimin për vizitën dhe gatishmërinë për përkrahje të projekteve, të cilat zgjojnë interes të dyanshëm.
Në fund të takimit, Ambasadorja Viets cilësoi organizimin në nivel duke falënderuar të gjitha palët prezente për kontributin e tyre në këtë takim, duke shprehur gatishmërinë që të jep përkrahjen e duhur për realizimin e ideve të shprehura këtu për një bashkëpunim konkret, i cili do të rezultonte në investime të reja dhe vende të reja të punës në një të ardhme të shpejtë.
Në fund të takimit, grupi ndërinstitucional doli me disa konkluzione, ku mes tjerash theksohet se, duhet të rregullohet infrastruktura ligjore dhe të definohen mirë çështjet pronësore për realizimin e projekteve të cilat kanë potencial të madh për sukses.
/Shqiptarja.com