Delegacioni i '41 Bis' në Itali takime në burgjet shqiptare, të gatshëm për të ofruar mbështetje! Gjonaj: Shkëmbim përvojash ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve

Delegacioni i '41 Bis' në Itali takime në burgjet shqiptare, të gatshëm për të ofruar mbështetje! Gjonaj: Shkëmbim përvojash ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve

Ministrja Etilda Gjonaj në takim me delegacionin

Delegacioni i nivelit të lartë të Departamentit të Administrimit Penitenciar të Italisë kryesuar nga Roberto Tartaglia ka zhvilluar takime në burgjet shqiptare dhe ka ofruar mbështetje ndaj Policisë së Burgjeve, kryesisht ndaj atyre që shërbejnë në regjimin “41 Bis”.

Mbështetja është për punonjësit e nivelit drejtues por edhe përmes trajnimeve nga ekspertët italianë. Gazetari Arsen Rusta raporton se në takim gjithashtu u vendos që trajnimet të përzgjidhen ose me vizitë të palës shqiptare në Itali ose me mbledhje online për një pjesë të madhe të stafit të Policisë së Burgjeve.

Pala italiane u shpreh mjaft e gatshme për këtë bashkëpunim duke propozuar dërgesat e materialeve të akteve nënligjore që aplikohen lidhur me “41 Bis”-in në vendin fqinj. Për këtë temë zhvillohet të mërkurën konferenca me temën “Reforma në sistemin penitenciar në Shqipëri”. Në fokus do të jenë të drejtat dhe trajtimi i personave të dënuar në institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë: krahasimi i regjimeve speciale shqiptare dhe italiane”.

Me delegacionin është takuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Siç shkruan Gjonaj në rrjete sociale, në këtë takim kanë diskutuar ide dhe praktika rreth menaxhimit të sistemit penitenciar. Ndërkaq u diskutua për mbështetjen ndaj Policisë së Burgjeve, atyre që shërbejnë në regjimin “41 Bis”, të nivelit drejtues dhe trajnime nga ekspertët italianë. Gjithashtu, Gjonaj nënvizoi se u dakordësuan për bashkëpunim sa më të efektshëm, të hapur dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve.

Regjimi 41 Bis është i bazuar në modelin e suksesshëm italian, përvoja e të cilëve ka dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme kundër grupeve të struktuara kriminale dhe mafias. “41 bis” siguron ndërprerjen e komunikimeve të individëve që paraqesin rrezikshmëri edhe pasi janë në vuajtje të dënimit për veprën penale apo që janë ende duke u hetuar në proces.

Një dhomë jo më pak se 6 m2, 150 litra ujë në ditë, pa televizor, pa radio, ushqim burgu me tre vakte, një kafe, monitorim 24 orë me kamera dhe policë si dhe uniformë për të dënuar janë rregullat që po aplikohen në regjimin e posaçëm 41 bis.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
'41 Bis', Gjonaj takim me delegacionin italian: Dakordësuam për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve

1626197199_21753571210055864901966922995592471901247531n.jpg

Ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është takuar me delegacionin e nivelit të lartë të Departamentit të Administrimit Penitenciar të Italisë, të kryesuar nga Roberto Tartaglia. Siç shkruan Gjonaj në rrjete sociale, në këtë takim kanë diskutuar ide dhe praktika rreth menaxhimit të sistemit penitenciar.

Në takim u diskutua prë mbështetjen ndaj Policisë së Burgjeve, atyre që shërbejnë në regjimin “41 Bis”, të nivelit drejtues dhe trajnime nga ekspertët italianë. Gjithashtu, Gjonaj nënvizoi se u dakordësuan për bashkëpunim sa më të efektshëm, të hapur dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve.

"Kënaqësi të takoja sot delegacionin e nivelit të lartë të Departamentit të Administrimit Penitenciar të Italisë të kryesuar nga z. Roberto Tartaglia. Ndamë së bashku ide dhe praktikat tona rreth menaxhimit të sistemit penitenciar.

Ecëm me pikëpamje të njëjta për mbështetjen ndaj Policisë së Burgjeve, atyre që shërbejnë në regjimin “41 Bis”, të nivelit drejtues dhe trajnime nga ekspertët italianë. Gjithashtu u dakortësuam për bashkëpunim sa më të efektshëm, të hapur dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet të dy drejtorive të burgjeve", shkruan Gjonaj.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy