Pa televizor, monitorim 24 orë me kamera dhe 150 litra ujë në ditë! Kushtet e regjimit 41 bis që po vuan Shullazi dhe të dënuar të tjerë

Një dhomë jo më pak se 6 m2, 150 litra ujë në ditë, pa televizor, pa radio, ushqim burgu me tre vakte, një kafe, monitorim 24 orë me kamera dhe policë si dhe uniformë për të dënuar janë rregullat që po aplikohen në regjimin e posaçëm 41 bis.

Sipas urdhërit të siguruar nga ReportTv ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka vënë në zbatim rregullat e reja ku të izoluarve në 41 bis u ndalohet të marrim ushqime nga familjarët, u lejohet vetëm një takim në muaj me familjar të afërm vërtetuar me çertifikatë të regjistrit të gjendjes civile dhe një telefonatë e regjistruar jo më shumë se 10 minuta.

Ky urdhër tashmë ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet në regjimin e posaçëm 41 bis në paraburgimin 313 dhe burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në pikën 8 të kësaj rregullore është përcaktuar edhe ndriçimi i dhomës, ku çelsi për të fikur apo ndezur dritën ndodhet jashtë dhomës dhe do të komandohet nga rojet e burgut dhe jo i dënuari apo i paraburgosuri .

Ushqimi brenda këtyre qelive do të shpërndahet nga kuzhinieri i institucionit i shoqëruar nga stafi sigurisë dhe për çdo vakt do të mbahet një kampion për të dokumentuar se nuk ka rrezik.

Çdo i izoluar në 41 bis mund të kontrollohet nga mjeku i institucionit ndërsa në rast se kërkon një mjek privat ai do duhet ta paguaj me shpenzimet e veta, por përpara kësaj do duhet të plotësojë një kërkesë dhe të dokumentohet nevoja për praninë e mjekut privat.

Në rast të një situate pamundësie për kurim në spitalin e burgut të izoluarit në regjimin 41 bis kanë të drejtë të shkojnë në klinika të specializuara, por prenotimi i vizitës dhe orari lëvizjes mbahen sekret mes drejtuesit të shërbimit shëndetësor dhe drejtuesit të burgjeve.

Ndalur tek siguria dhe rendi përveç punonjësve të specializuar të burgjeve që do të jenë vetëm për këto sektorë të veçantë është planifikuar sipas një marrëveshje të burgjeve me policinë e shtetit dhe përdorimi i reparteve speciale si FNSH dhe RENEA.

Vetë efektivët e burgjeve të cilët do të punojnë përgjatë 24 orëve në këtë regjim do të kontrollohen për çdo hyrje dalje, me kontroll fizik apo pajisje për çdo send të palejueshëm që tentojnë të fusin në këto ambiente.

Aktuakushit në këtë regjim ndodhen 7 persona ndërsa kanë ankimuar në gjykatë izolimin e mes tyre Emiljano Shullazi i ka dërguar një letër Presidentit, Kreut të parlamentit dhe Kryeministrit duke kërkuar të nxirret nga 41 bis pasi po mbahet padrejtësisht.

( Kliko këtu për të lexuar urdhërin e ministrisë së drejtësisë për rregulloren në burgje)

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burgaxhiu: 17/08/2020 12:31

    C'eshte ky 41 bis sipas modelit italian merrni modelin e xhaxhit qe jua merrte shpirtin duke i futur ne pune ne miniera ne ndertim dhe pastaj u jepte plumbin ballit.

    Përgjigju
  • Gimi: 17/08/2020 05:29

    Të ishin kafsh do më vinte keq për këta,por as njerëz me bëmat e tyre,nuk janë!

    Përgjigju
  • Iris: 17/08/2020 00:43

    Keto nuk jane qeli te sigurise se larte,por dhoma hoteli.Le te provoje Shullazi me shoke qelite e izolimit te burgjeve te sigurise se larte te Amerikes dhe pastaj do ta shihnit kur tu puthte <<doren>> e jo tu shkruante leter shtetareve tane ,dhe do tu lutej me lot ne sy e ne gjunje qe ta kthenin tek 41-Bis I Shqiperise.E sa per doktorin privat ,do ishte me mire jo,jo vetem se mund tu sjelle substanca ose mund tu beje droga me injektim qe ngjajne me ilacet por jane droga varese(kujtoni krizen e opiodeve qe ka pushtuar U.S.A.),por dhe mund tu gjeje ndonje << semundje>>qe do kurim ne spital,qofte ky dhe I burgut e keshtu I lene shendetin 41-Bis me lezet e <<ligjshmerisht>>.

    Përgjigju
  • hahaha: 16/08/2020 16:05

    dmth ky paska vaske ne burg me 150 litra uje ne dite,te pakten nuk qelbet

    Përgjigju
  • tori: 16/08/2020 12:40

    ca shtet plerash qe jeni po as italia qe e ka shpik se ka me kufizim ujin dhe televizorin normale po te kesh etilden ministre qe gjysmen e dites e kalon ne pasqyr dhe cerekun duke ber thonjt normale qe kshu do vej ai shtet do i shkeli njerzit e tij me kemb

    Përgjigju
    • shaban: 17/08/2020 11:39

      kur italia aplikoi 41 bis te gjithe filluan te kendonin si Busheta, se qelia ishte 2x3m dhe vetmia ta kepuste shpirtin. 41 bis ka dhen errezultate edhe kur aplikohet butesish

    • taljoni: 17/08/2020 11:00

      o toc ku e di ti se cesht 41 bis ne itali.dashke dhe tv ne qeli?jo po te japim dhe nje guzhine te kompletuar e ushqim te fresket se te vika keq ty ....po ishalla i del nje here perpara atyre qe te dhimbsen ty e pastaj flasim

    • Loti: 16/08/2020 21:50

      Lexoji te dyja rregullat(Italjane dhe Shqiptare) dhe do shofesh qe perveç gabimeve te perkthimit çdo gje eshte e kopjuar nga Italia ku jan aq human sa e lan Riinen ne burg deri ne diten e fundit 87 vjec. Uji eshte me kufij 150 litra per efekte sigurie, qe te burgosurit mos te bllokojn lavamanin e te mbysin seksjonin per qellimet e tyre. Edhe aq shum e kan(150 litra) po kan hallin e Amnisty International. Duket qe ti me ministren kohen e paski kaluar bashke, se e dike mire si e shpenzon. Tung

    • Delinquenti: 16/08/2020 20:16

      O shoku po' pyet nji her osé lexo dy rreshta gjekundi pastaj komento per ligjet e Italis

    • Beni: 16/08/2020 18:36

      O Toro keta kane bere krime apo jane futur kot ne burg si i bone leket me ble hotele o shoku se ke pa ti si i hap syte ai miku ne gjyq sikur i ka vra familjen drejtesia po nejse pune shqiptaresh vari topet

    • Glock: 16/08/2020 17:09

      ...edhe çnjerez, paria e Kombit

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025