Delegacioni shqiptar vizitë në Moskë, zbulohen diskutimet me rusët

Delegacioni shqiptar vizitë në Moskë, zbulohen diskutimet me rusët

Një delegacion shqiptar i drejtuar nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë  Elton Haxhi zhvilloi një takim në Moskë me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor. Në Moskë takimi u zhvillua dje me ministrin e Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias së Rusisë, Konstantin Noskov.

Ambasada ruse në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj.

Ndërkohë që mësohet se është rënë dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale.

Në muajt e fundit në  Shqipëri ka shpërthyer një debat i fortë në lidhje me ndërhyrjen ruse, referuar lobimit të PD-së në SHBA, por edhe alarmit të ngritur nga Perëndimorët për shtrirjen e tentakulave të Moskës në Ballkan.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 06/04/2019 11:56

    Me ne fund po sillemi si nje shtet normal kemi nevoje per mardhenie dhe jo te krijojme armiq

    Përgjigju
  • Petrefi: 05/04/2019 22:39

    Do ta kerkojme Vloren admiral po nuk kemi per ta gjetur me kurre.

    Përgjigju
  • fredi: 05/04/2019 17:54

    Shqiperia duhet te ndjeke politik diplomatike per interesat e saj dhe jo te influecohet nga zhvillimet gjeo strategjike . Rusia eshte vend i madh me te cilin kemi pasur maredhenie dhe duhet te vazhdojne ne fushat me interes reciprok , sidomos ne fushen ekonomike ku eksportet dhe inportet me Rusine jane jetike per ekonomine tone

    Përgjigju
  • Hajdar tafa: 05/04/2019 17:47

    Prodhimet ruse per shqiptaret jane si arseniku qe i jep gruja tradhtare burrit kaqol me e çu per lesh.Vetem nje hajvan ha diçka nga sllavet duke qene shqiptar.

    Përgjigju
  • Harasho: 05/04/2019 16:57

    Mjafton qe Rusia te heqi "embargon per prodhimet bujqesore shqiptare,si dhe te ruset te vijne si Turiste ne Shqiperi

    Përgjigju
    • Saimir: 05/04/2019 17:07

      Embargo ruse kanardhur so kundepergjigje ndak embargos shqiptare per prodhimet ruse e cila u vendos ne unison me vendet e BE, edhe pse shqiperise nuk ja imponoi dhe as ja keshilloi kurkush nje gje te tille

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja