Të qëndrosh gjatë në pasarelat e modelimit mesa duket nuk është aq e thjeshtë dhe e bukur sa e tregojnë modelet me famë botërore të kalibrit të Naomi Campbell.
Dëshmi e diçkaje të tillë është bërë 23-vjeçarja Cara Delevingne, e cila ka vendosur të braktisë pasarelat e modës për t’iu dedikuar aktrimit dhe muzikës, frymëzuar edhe nga prodhimi kinematografik “Paper Towns” ku është protagoniste.
Është diskutuar për moshën se kur duhet të nisin karrierën modelet, të cilat shpeshherë fillojnë të modelojnë që në moshën 16-vjeçare, duke u cilësuar si shumë herët.
Ndërkohë ndryshe nga shembulli i Delevingne, e cila ka nisur të modelojë në vitin 2009 dhe tashmë i ka dhënë fund, vjen “pantera e zezë” Naomi Capmbell, e cila nuk di të zbresë nga pasarelat.
45-vjeçarja ende në formë të përkryer është shembulli konkret që modelimi kthehet në mënyrë jetese të padiskutuar.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com