Delta më pak i rrezikshëm?! Mjeku Pipero: Shkakton prekje të gjerë në mushkëri, avancon shpejt në organizëm! Vaksina, e vetmja mbrojtje

TIRANË-Deri tani varianti Delta nuk ka shkaktuar alarm për njerëzit, për shkak se pretendohet që simptomat janë të lehta. Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon se ky variant pavarësisht se ngjan me një virozë të thjeshtë, avancon shumë shpejtë në organizëm.

Ajo që dimë mirë për Deltën është transmetueshmëria shumë e shpejtë dhe e lartë e tij pra nëse një person me COVID dikur për tu infektuar i ekspozuar përballë një personi të infektuar donte 15 minuta tashmë bëhet infektimi për më pak se 5 minuta. Së dyti ngarkesa virale në rrugët e sipërmes respiratore e Deltës është 10-15 herë më e lartë sesa e COVID të zakonshëm në fazat e para të sëmundjes. Periudha e parë klinike është relativisht e qetë në dukje me shenja të një viroze, të një gripi pak a shumë por që avancon shumë shpejtë më pas.

Pipero tregon edhe për rastet më ekstreme që lidhen me dy vdekjet e fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë. Infeksionisti dyshon që të dy personat, një 79 vjeçar kurse tjetri 76 vjeçar, ishin me Delta 

Prekje e gjerë e sistemit pulmonar pra e mushkërive, do thosha një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për ti rehabilituar apo për t’iu mundësuar të shpëtonin, ishin nga ato forma tejet të rënda të COVID në përgjithësi. Duhet të keni në konsideratë që pothuajse në të gjithë globin tashmë varianti dominues mbi 90% të rasteve janë Delta pavarësisht se janë të konfirmuar apo jo kështu që për analogji mendoj që edhe rastet e shtruara tek ne kryesisht janë Delta.

Infektimet po shtohen ditë pas dite, pavarëisht se në spital numri i shtrimeve nuk është i lartë. Pipero tregon se aty ka mosha të reja të prekura nga virusi.

Moshat janë të ndryshme ka dhe mosha të reja çka do të thotë që virusi vazhdon të preki të gjitha moshat, të gjithë qytetarët veçanërisht ata që janë të pavaksinuar. Rastet që kanë ardhur tek ne aktualisht, përgjithësisht kanë pasur një klinkë të fshehtë dhe me prekje të gjerë pulmonare por pa vështirësi në frymëmarrje madje do thosha dhe pa kollë çka dëshmon që sjellja e Deltës është e ndryshme në fazat e para të sëmundjes.

Mjeku Pëllumb Pipero apelon qytetarët që të vaksinohen si e vetmja mënyrë e mbrojtjes nga COVID-19.

Është shumë e rëndësishme që të shpejtojmë për tu vaksinuar, të vaksinohemi një orë e më parë. Nuk kemi aktualisht asnjë mjet tjetër për tu mbrojtur e parandaluar infektimin nga Delta apo nga viruset e tjera që mund të dalin nesër për tu mbrojtur nga COVID-19. E vetmja mundësi është vaksinimi prandaj ta shfrytëzojmë maksimalisht të vaksinohemi një orë e më parë pavarësisht teorive jo më bën këtë jo më bën atë, janë të tëra jo të vërteta. E vërtet është si drita e diellit që vaksina dhe vetëm vaksina na mbron nga COVID-19.

Megjithatë sipas mjekut Pëllumb Pipero mundësia për të pasur shumë njerëz të ekspozuar ndaj virusit në vendin tonë është e vogël,  pasi një pjesë e mirë e kanë kaluar COVID dhe një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë vaksinuar.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldo: 07/09/2021 10:43

    Doktor Pellumbi nuk esht e vertet qe e vetmja zgjidhje esht vaksina e cila permban ne sasi te medha oksid grafeni po nuk ju vje turp qe vazhdoni me kte idjotsi habitem me cfar guximi shikoni familjaret tuaj ne sy.je akoma ne kohe te tregohesh burr Prind te dalesh dhe te thuash te verteten,oksidi i grafenit nuk te sheron as te mbron thjesht te shkatrron avash avash ne rastin me te mire kshuqe mjaft se dhe ty te vje turp nga vetja jote per brockullat qe thua

    Përgjigju
  • Alfa beta gama delta...lambda: 09/08/2021 13:59

    o pajpero, po ku je jqj se na mori malli, gjalle je? Delta ka kohe qe ka kalu o Piper, update-ohu se ka dal Lambda...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin