Delta rrit infektimet në vend, Tomini: Dominoi gjatë gushtit, kjo është pandemia e të pavaksinuarve! Rastet më agresive tek të rinjtë! Maska duhet mbajtur edhe kur keni bërë vaksinën

Kjo valë e re infektimesh në vend për shkak të variantit Delta cilësohet edhe si pandemia e të pavaksinuarve, pasi 95 % e shtrimeve në spital ku shfaqin dhe format më agresive nuk e kanë bërë vaksinën. Për zëvendës ministren e Shëndetësisë, Eugena Tomini vaksina është e vetmja shpresë për të larguar rastet fatale të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, Tomini tha se varianti Delta dominoi gjatë muajit gusht dhe këtë e lidhi si me vaksinimin ku qytetarët duhet ta bëjnë për të shmangur infektimet e rënda si edhe me faktin e sezonit turistik, ku njerëzit u treguan të shfrenuar duke mos respektuar masat mbrojtëse.

"Që më herët kemi bërë thirrje që varianti Delta do të kishte dominancë ngjatë muajit gusht dhe kjo është vënë re. Sundon varianti Delta dhe lidhet drejtpërdrejtë me vaksinimin. Sa më shumë të vaksinohemi aq më shumë do ulim rastet e rënda, vdekjen dhe prandaj kjo quhet edhe pandemia e të pavaksinuarve . Qëllimi i vaksinimit është për të minimizuar rastet e infektimit dhe ulë raste e rënda për jetën", tha Tomini.

Në lidhje me shtrimet në Spitalin Infektiv ose COVID1, Tomin tha se janë nga të gjitha grupmoshat, por ato të reja shfaqin dhe rastet më agresive.

"Të shtruar te Spitali Infektiv kemi nga të gjitha grupmoshat dhe moshat e reja kanë shfaqur klinikë agresive dhe janë në monitorim intensiv. 95 % e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar", tha ajo.

Zv.ministrja foli edhe për hapjen e COVID3 kur tha se kjo do të ndodh kur të plotësohen kapacitetet e Spitalit Infektiv, ndërsa shtoi se këtë vit skenarët për hapjen e spitaleve janë ndryshe nga 2020, pasi nuk është më ai fluks i lartë si një vit më parë i shtrimeve dhe se vijimi i vaksinimit sjellë një situatë më optimiste për të shmangur shtrimet dhe rastet e rënda tek të infektuarit.

"Spitalet do të hapen në bazë të skenarëve dhe kur të ezaurohen kapacitete e COVID1. Më pas do të hapet COVID3. Spitalet janë në gatishmëri dhe do të bëhen aktiv në momentin e duhur. COVID1 po përballet me shtrimet, kemi një tablo dhe shpresojmë që të vijojë  e tillë ku të mos përsëritet ajo e 2020 ku kem pasur shtrime të mëdha. Ndërgjegjësimi i popullatës dhe vijimi vaksinimi shpresojmë në minimizimin e rasteve të infektuar", tha Tomini.

Tomini pati një thirrje edhe për personat e vaksinuar ku tha se edhe ata duhet të mbajnë maskën dhe të respektojnë masat anti-COVID, ndërsa kush e shmang vaksinën se ka kaluar COVID kjo nuk duhet të bëhet më pasi antitrupat e krijuar nuk mbrojnë nga mutacionet e koronavirusit.

"Certifikata e vaksinimi tregon një mbrojtje të ndaj të gjithë mutacioneve të COVID. Kush ka kaluar COVID, antitrupat nuk mbrojnë nga mutacionet dhe nuk dihet për sa zgjat mbrojtja e tyre dhe për këtë edhe ata persona duhet të bëjnë vaksinën. Edhe pse personat janë vaksinuar ata duhet të respektojnë masat dhe të mbajnë maska", tha Tomini.

 

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • D.3: 01/09/2021 16:42

    Amon o Eugena pash zotin a di gjo ti vet nga ana jote për virusin? Si ,pse dhe a mro maska e vaksina?? Menoj qê ti sja ke iden me zemra por lexo e pêrkthe ça flet EU e Bota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!