DELVINË - Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e 2 janarit në aksin Delvinë-Bamata.
 
Autobusi i linjës Delvinë-Tiranë me targa DL 3225 A është përplasur me një furgon tiç KIA me targa AA 252 GS. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 21:00 dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumes Rauf Cela 82 vjeç, dhe është plagosur djali i tij, drejtuesi i furgonit Emro Çela, 49 vjeç.
 
Të plagosur të tjerë jashtë rrezikut janë edhe shtetesja F.Ç 71 vjec, shtetasi me inicialet A.B 58 vjec, V.Ç 39 vjec, E.B 50 vjec dhe një fëmij i mitur.
 
Policia ka arrestuar Ermro Cela nga fshati Tatzat banues në Sarandë për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se furgoni ka devijuar duke dalë nga rruga për shkak të disa bagëtive.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)