Delvinë/ Banorët rrezikojnë jetën mbi urën e shembur, 'zvarriten' për ta kaluar: S’çojmë fëmijët në shkollë se na mbyten në lumë

Prurjet në lumin Kalasë si pasojë e reshjeve të shiut kanë vështirësuar akoma më shumë problematikën e banorëve të fshatit Vanë në Delvinë, pas rrëzimit të urës për herë të tretë.

Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga fshati, duke rrezikuar jetën mbi urën e shembur!

“Problemi jonë ka me vite i mbartur, ura rregullohet dhe sërish bie. Janë hedhur lek, tendera por janë vjedhur. Ne kemi hall s’kemi si të çojmë fëmijët në shkollë. Solla vajzën 16 vjece më rrëshqiti nga ura, mezi e kam kapur”, tha një banor për Report TV.

“Fëmijët po na bien në lumë. Çfarë të bëjmë ne? Të na japin ndonjë litar të mbytemi fare”, shprehet një tjetër banor.

Bashkia e Delvinës ende nuk ka ndërhyrë për mungesë fondesh. Jashtë kameras, zyrtarët vendore thanë se presin riparimin e urës nga Emergjencat Civile.

Ura metalike, që lidh fshatin Vanë me rrugën nacionale Delvinë-Sarandë, u ndërtua në 2017 nga forcat e ushtrisë. Në 2019, sërish u desh ndërhyrja e ushtrisë, si pasojë e përmbytjeve, ndërsa dy javë më parë u shemb për herë të tretë, duke mos përballuar peshën e një automjeti të tonazhit të rëndë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/11/2022 07:42

    Me të ardh keq që akoma kemi kto lajme,u prish ura ,ska rrugë etj etj.Qeveria nuk e ka dit mbase që ka Lumë aty por gjithsesi mos u shqetsoni o njerëz të mirë.Shteti më mbarë e ka të zbrazë Lumin se sa të rindërtojë urën.

    Përgjigju
  • Turp: 18/11/2022 20:49

    Wow

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari