Policia e Delvinës ka arrestuar 56-vjeçarin Shkëlqim Haxhi me detyrë ish-noter, pasi është dënuar me 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
Shkëlqim Haxhi pas një procedimi penal të filluar 1 vit më parë ka rezultuar se në kohën kur punonte si Noter pranë një zyre noteriale në Delvinë në vitet 2014-2015 ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.
Pas mbylljes së hetimeve gjykata e ka dënuar Shkëlqim Haxhin me 4 muaj burg. Hetimet për ish-noterin dhe gjykimi u kryen në gjendje të lirë, ndërsa pas vendimit të gjykatës u arrestua për të vuajtur dënimin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com