Delvinë, xhamia me emër të
krishterë,pikë ndalese për turistët

Delvinë, xhamia me emër të<br />krishterë,pikë ndalese për turistët
Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës kthehet destinacion turistik për vizitorët e huaj. E ndërtuar në rrënojat e një Kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tre objekte fetare, një teqe, një kishë dhe xhamia.

Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.

Ndërkohë që prej kohësh këto objekte religjioze janë kthyer në destinacion shumë të pylqyer për turistët e huaj pasi brenda pak metrave katror ka të ndërthurura fe të ndryshme.
 
Prej disa kohësh kjo xhami po i nënshtrohet një restaurimi i cili po financohet me fonde të komunitetit musliman shqiptar. Sipas përfaqësuesve të komuniteti xhami do të marrë pamje mjaf atraktive.

“Punimet ndodhen në një fazë të avancuar,jemi në mbarimin e kupolës, kemi ruajtur identitetin e saj lidhur me projektin dhe të kaluarën e saj. Konstatimet kanë qënë të cuditshme kryesisht  tek kupola ku është vënë re lagështia nga ku ka ardhur i gjithë problemi për xhaminë” u shpreh  Enver Samuri përfaqësues i Kom. Musliman
 
Megjithëse ngjan çuditshëm nga emrin që i është vendosur kësaj xhami, siç është Gjin Aleksi, por harmonia fetare në këtë zonë ka qenë shumë e mirë, madje sipas studiuesve venecian komuniteti i kësaj zone ka pranuar me dëshirë kthimin e fesë nga krishterimi në muslimanizëm.

Në lidhje me këtë flet edhe njohësi i objekteve muzeale, Auron Tare.

“Aspekti më interesant i kësaj xhamie është bashkëekzistenca e tre religjioneve që përfaqësohen në këtë monument, ku sipas studiuesve mendohet se është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe prandaj edhe emri vjen nga prezenca e kishës  është një xhami e ndërtuar në fushatën e Sulejmanit të Madhërishëm që erdhi për të pushtuar Korfuzin, pra aty mendohet  se është koha e themelimit të xhamisë.Për këtë arsye edhe cruisierat po vijnë e po ndalen edhe në Delvinë” shprehet Tare.
 
Janë të shumtë turistët të cilët kanë lexuar në broshura për vende të tilla siç është edhe xhamia e Gjin Aleksit, në Rusan të Delvinës, ndërsa kureshtja është e madhe për të parë objekte të tilla muzeale.

Zona e Delvinës njihet shumë edhe për ndërthurje të komunitetev të ndryshme fetare, siç janë: Muslimanet, ortodoksit, por në të kaluar në këtë zonë kanë jetuar edhe një komunitet hebre.

[gallery]24051[/gallery]
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur