Demalia përplaset me Nard Ndokën në Report Tv: Je bërë dhe ministër Shëndetësie e s’merr vesh fare! Je i konsumuar! Kreu i PDK-së braktis emisionin 'Studio Live'

Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv mes kreut të Partisë Demokristiane Nard Ndokë dhe analistit Ilir Demalia. Ishte analisti Ilir Demalia i cili u shpreh me tone të ashpra në drejtim kreut të PD-së, për të cilin tha se është një figurë politike e konsumuar.

‘Ku e ka boshtin ideologjik Nard Ndoka që herë shkon majtas e herë djathtas. Këtë model të vjedhjes së votës e ka filluar Berisha që në ’96. Është e turpshme që zgjedhjet lira të ndershme në Shqipëri janë të Ramiz Alisë. Këta janë konsumuar dhe tejkonsumuar. Të kemi dëgjuar 30 vjet o Nardi. Unë nuk kam vjedh siç ke vjedh ti. Je bërë edhe ministër Shëndetësisë e që nuk merr vesh fare!’- u shpreh Demalia.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokristiane, nuk preferoi që t'u përgjigjej akuzave të Demalisë, ndërsa vijoi diskutimin për aktualitetin politik. Duke u ndalur tek kandidatura e Partisë Demokratike për Tiranën që është Roland Bejko, Ndoka u shpreh se nuk duhet të nxirrte kandidat, pasi është një politikan që nuk ka pasur një mbështetje të dukshme. Pas këtyre deklarate Ndoka braktisi studion e emisionit.

‘Në koalicion janë futur të gjitha partitë opozitare. Kur je një parti politike serioze s’ka nevojë ti bësh thirrje partive politike, del dhe cakton kandidatët e vet pa i bërë thirrje njeriu. Mos të nxirrte kandidat për Tiranën. Nuk më duket konkurrues. Ai nuk është votuar ndonjëherë. Nuk është një politikan që ka pasur një mbështetje të dukshme.’- u shpreh Ndoka.

Nga ana tjetër gazetari Nebil Çika, tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Bejko është një nga kandidaturat më të mira, jo vetëm për Tiranën por për gjithë Shqipërinë. Sipas Bejkos Berisha nuk ka asnjë kandidat por partitë që përfitojnë janë partia e Lirisë dhe partitë e tjera të vogla.

‘Prisja që PD të futej me 61 zona elektorale. Dy pjesët e PD-së, PD-ja zyrtare dhe Foltorja nuk janë e njëjta gjë. Është një situatë që nuk ka më bashkim dhe shkaktari i saj është vetëm Berisha, non grata e Berishës. Nuk ka më asnjë mundësi më optimiste për bashkim. Ka pasur gjithmonë një shtrirje dore për bashkim. Të gjithë kandidatët e primareve futuni në siglën e PD-së. Berisha nuk pranoi por shkoi në Partinë e Ilir Metës dhe përfitojnë këta. Ndoka është përfitues. Përfiton nga vota e PD-së. Ai që humbet është PD. Brenda grupit të PD-së ka lënë një bërthamë. Unë isha brenda në mbledhjen e kolegjit. 99% ishin për të dalë më 61 kandidatë, e mbytën Gaz Bardhin. Kjo është loja e Berishës. PD zyrtare ka dy beteja me komunizmin dhe berishizmin! PD i ka hequr mundësinë për të shprehur me votë mbështetësve të vet, atyre që nuk duan këtë klasë politike.  Landi Bejko është kandidatura më e mirë jo në Tiranë, por në Shqipëri, nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, ka ndërtuar strategjinë e PD-së. PD në këto zgjedhje futet i trajtuar nga Landi Bejko, i trajnuar në një nga shkollat më të mira. Landi Bejko më i miri në Shqipëri. Kandidatën s’ka Berisha, por i keni ju! Nuk ekziston në asnjë vend i regjistruar. Ku i ka?!’- u shpreh Çika.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Palafiku: 28/03/2023 00:19

    Po ça merresh me Nardin, ia ka zili batutat e të qeshurën e ngërdheshjen e fytyrës edhe Mr. Bean! Habitem që flitet akoma për një si ai. HARROJENI SE MË MIRË DO NDIHENI!!

    Përgjigju
  • Jimmy: 27/03/2023 21:28

    Ndoka dihet qe eshte koqe kanari!mire ja tha njeri sahanlepires sa majtas sa djathtas!!pucrra te politikes shqipetare! Idiots

    Përgjigju
  • Askushi: 27/03/2023 19:18

    DMTH PD TE GJITH KERRICA KA ME TE TRASH SE KY NDOKA IDJOTI I SHKUND TRAP FARE PA SHKOLL.

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaaa: 27/03/2023 18:49

    Nard Noka babai i mushkes….

    Përgjigju
  • Po ai Gazi ?: 27/03/2023 18:48

    Pse nuk desh ne 61 Bashki konkurim apo i kishin hequr nonje fashe bythes si Kavajas qe eshte?

    Përgjigju
  • vlora 1: 27/03/2023 18:26

    Per te qeshur Nard filozofi minister.Ku je katandisur e mjera shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë