Duke ju bashkuar urimit të kreut të shtetit Meta dhe Kryeministrit Rama, marrëveshjen e demarkacionit e ka përshëndetur edhe kreu i Partisë Demoktarike Lulzim Basha.
Ai e ka cilësuar si një akt të qartë të bashkërendimit të Kosovës me aleatët euroatlantike. Kreu i opozitës shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësim nga institucionet eurpiane dhe do të përshpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.
“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën. Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian” shkruan Basha.

(Statusi i Lulzim Bashës në Facebook)
e.gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com