Ish kryeministri i Kosovës njëherësh lideri i AAK Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe pas kthimit nga Franca se Kosova nuk ka tokë për të falur, referuar marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin.
 
Haradinaj tha sot para mbështetësve të tij në Gjllogjan se nuk do t’i falin tokë askujt.
 
Ndërsa Isa Mustafa ka thënë se janë në bisedime me partnerin e koalicionit për ratifikim marrëveshja e demarkacionit.
 
Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin qe e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë.
 
Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët tanë
”tha Mustafa. 


dy.b/shqiptarja.com