Driton Çaushi ka hedhur gaz në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas debateve të ashpra, situata është përshkallëzuar dhe nënkryetari i Vetëvendosjes ka hedhur gaz lotsjellës.

Në këtë mbledhje morën pjesë pesë deputetë të Vetëvendosjes.  

Megjithatë, edhe përkundër hedhjes së gazit, projektligji është miratuar nga anëtarët e komisionit.

Policia e Kosovës shpalli në kërkim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili u arrestua pak minuta më pas.