Demarkacioni,Kurti: Nëse vijohet
kështu, në vitet e ardhshme luftë

Demarkacioni,Kurti: Nëse vijohet<br />kështu, në vitet e ardhshme luftë
Ballkani po rrezikohet sërish nga stuhi të reja dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe konflikte të përgjakshme brenda disa viteve.Kështu u shpreh Albin Kurti ish udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosja gjatë një tubimi në Tiranë.
 
I shoqëruar edhe nga kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, Kurti theksoi se shqiptarët duhet të lëvizin për të shmangur këto konflikte

Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë. Ka garë armatimesh mes Serbisë dhe Kroacisë’ ka thënë ai.

Gjithashtu Albin Kurti theksoi se opozita e zmbrapsi kualiconin qeverisë dhe nuk lejoi miratimin e marrëveshjes së demarkacionit.
 
Si Kurt, ashtu edhe Visa Ymeri theksuan se me këtë marrëveshje humbin të gjithë shqiptarët, pasi i falet 8200 hektarë tokë Malit të Zi. 

Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion. Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij. Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falenderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil “ tha Kurti.

Çështja e kufirit ka marrë hov pas vitit 2012. Është goditur ideja e një republike si shtet. Është goditur barazia e qytetarëve. Mendoj se Zajednica është mungesë e vetëdijes që ka shteti.  Prej Thaçit dhe Mustafës ka pasur agresion ndaj territorit që e bën vetë qeveria” tha Ymeri.

Drejtuesit e Vetëvendosjes iu përgjigjën edhe pyetjeve të publikut për sa i përket bashkimit të shqiptarëve dhe të ardhmes së Kosovës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri