"Me vendosmërinë tonë jemi të bindur se do ta ndalim demarkacionin" tha Kurti.
Jashtë ambienteve të Kuvendit të Kosovës do të ketë edhe një protestë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe opozita, ndërsa Kurti ka deklaruar se do të jetë paqësore. "Është interes i përbashkët protesta e nesërme. Uroj që AAK dhe NISMA të na bashkohen.
205 mijë nënshkrime, dhjetëra aksione opozitare, qindra tubime publike dhe manifestime për Republikën, qindra e mijëra qytetarë në protesta.
Do regojnë dhe dëshmojnë që e drejta dhe fuqia janë në anën tonë. Kosova nuk ka tokë për të falur. Nuk mund të heqim dorë prej asaj pjesë të territorit që ka peshë të madhe për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Kurti.
Demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar dhe vazhdon që të mos pranohet nga opozita, por qeveria e Kosovës pritet që ta miratojë në seancën e nesërme.
d.b/shqiptarja.com