Demarkacioni, Mustafa: S’trembemi
 nga kërcënimet, do e miratojmë 

Demarkacioni, Mustafa: S’trembemi<br /> nga kërcënimet, do e miratojmë 
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një reagimi në Facebook ka deklaruar se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi do të miratohet dhe fakti që seanca e votimit u shty nuk e cenon aspak një gjë të tillë.
 
Kryeministri shprehet se shteti i Kosovës nuk trembet nga kërcënimet dhe presionet, ndërsa theksoi se do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin.
 
Kërcënimet, presionet dhe ultimatumet, nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë. As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit.
 
Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti.
 
Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera.
 
Do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin.
 
Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëtar
”.
 
Marrëveshja e parashikuar në 1 shtator për t’u votuar u shty pas protestave të opozitës dhe mungesës së Listës Serbe në Kuvend.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri