Duke folur në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Pacolli foli për vizitat e tij në Mal të Zi, duke thënë se ata e quajnë një ‘çështje të mbyllur’ Demarkacionin. Sipas diplomatit kosovar, Mali i Zi ka një qëndrim të paluhatur mbi këtë çështje dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë.
“Demarkacioni është një temë që rëndon politikën e brendshme, marrëdhëniet Kosovës me Malin e Zi që ka një fqinjësi të mirë. Kam vizituar Malin e Zi, qëndrimi i tyre është i pa luhatur dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë. Parlamenti i Malit të Zi nuk është funksional tash e një vjet dhe kur flitet për demarkacionin ata presin që ta kenë një diskutim të zhurmshëm në Parlament”, theksoi Pacolli, duke shtuar se Mali i Zi ka një qasje të drejtë ndaj Kosovës.
Sipas tij, Demarkacioni nuk duhet të ndërlidhet me marrëdhëniet e mira që ka Kosova me Malin e Zi.
“Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur’, këtë e kam dëgjuar në secilin takim që e kam pasur në Mal të Zi, dhe kjo temë për ta është humbje kohe”, tha Pacolli.
d.c./shqiptarja.com










