Seanca plenare ka shkaktuar debat midis koalicionit të PAN, për shkak të qëndrimeve të ndryshme.
Pas marrjes së drejtimit të qeverisë, Ramush Haradinaj caktoi Komisionin e Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, por kjo ka sjellë reagime të ndryshme brenda koalicionit, deri tani janë propozuar qëndrime të ndryshme për zgjidhje.
Deputetët e AAK-së, u kanë kërkuar anëtarëve të Komisionit që të mos nxitojnë negociatat, por të gjënë një zgjidhje të drejtë, që nuk cenon sovranitetin duke u bazuar në parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe rasteve të ngjashme.
Ndërsa deputetët e PDK-së, kanë akuzuar Komisionin se nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje të re për demarkacionit.
Përkundrazi, sipas tyre, ky Komision në raportimin është marrë vetëm me punët e ish-komisionit paraprak, të drejtuar nga Murat Meha.
Pavarësisht tyre, përfaqësues të partnerit tjetër të koalicionit, Nisma për Kosovën, konsideruan se Komisioni gjendet para një presioni të madh për finalizimin e raportit.
Specialistët të ndryshëm në Kosovë, shprehen se Demarkacioni duhet të zgjidhet mbi bazën e fakteve reale, jo me deklarata politike që nuk sjellin ndonjë rezultat. Sipas tyre kjo mund të përçaj përfundimisht koalicionin midis PDK-AAK-Nisma.
Kufiri ndarës midis Kosovës dhe Malit të Zi
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com









