Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit me homologun shqiptar Bujar Nishani në Presidencë, ndër të tjera ka prekur edhe çështjen e demarkacionit.

Ai ka theksuar se do të nxisë debatin politik në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për vendin e cila konsiston me lëvizjen pa viza.
 
"Unë nxis dialogun politik dhe po zhvillohet një debat konstruktiv në Parlamentin e Kosovës. Ne duam të kryhet çështja e demarkacionit dhe Kosova të lëvizë pa viza. E nxis debatin konstruktiv dhe premtoj se do ta mbështes fuqishëm", u shpreh Thaçi.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com