Demarkacioni, Thaçi e Haradinaj
takohen për të gjetur zgjidhjen

Demarkacioni, Thaçi e Haradinaj<br />takohen për të gjetur zgjidhjen<br>
Përpjekjet për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi kanë bërë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj të takohen të shtunën në njërin nga lokalet e Prishtinës, sipas Indeksonline.

Takimi ka pasur synim gjetjen e mundësive të zgjidhjes për votimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës, pasi marrëveshja për konsensus mes partive, përveç Vetëvendosjes, duket që nuk është e mjaftueshme.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse seanca për votimin e demarkacionit do të caktohet gjatë javës së ardhshme, megjithëse një gjë e tillë është paralajmëruar gjatë javës që po e lëmë pas nga kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të shtetit kanë deklaruar se nuk do të thirret seancë përderisa nuk janë të gjitha votat e duhura për përmbylljen e këtij procesi.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro