Demarkacioni, Veseli: Nuk i kemi
votat, qeveria gaboi me Asociacionin

Demarkacioni, Veseli: Nuk i kemi<br />votat, qeveria gaboi me Asociacionin
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, për herë të parë, ka folur për dështimet e koalicionit me LDK’në dhe Isa Mustafën.

Ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet. Ka përmendur faktin se koalicioni i udhëhequr prej Isa Mustafës s’i ka votat për shënimin e vijës kufitare me malazezët.

Ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë se kishte gabuar me Asociacionin e Komunave Serbe por se ishte përmirësuar nga Gjykata Kushtetuese.

Kadri Veseli për herë të parë ia ka përmendur LDK’së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Këtë ide, Veseli e ka thënë në një intervistë në “Kohën Ditore”, ku ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.

Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklaruar ai.

 “Lëshimet, të cilat i ka bërë Qeveria ia ka përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme Gjykata Kushtetuese dhe kemi një situatë tërësisht të qartë për çështjen e Asociacionit”, ka shtuar ai.

Në dallim nga Kryeministrit Mustafa, Kryeparlamentari Veseli e ka pranuar edhe dështimin e koalicionit për t’i bërë 81 vota për ta ratifikuar shënimin e vijës kufitare me malazezët. Ka thënë se vetëm PDK e LDK, pa Listën Srpska, nuk i kanë 2/3 e votave në Parlament.

“Ne si partner i koalicionit pa Listën Srpska nuk mund t’i arrijmë 81 vota”, ka thënë Veseli.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri