Demarkacioni zgjidhet brenda muajit
Zyrtarë të lartë të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj (AAK) shprehen të bindur se Demarkacioni me Malin e Zi do të zgjidhet në fund të këtij muaji apo më së largu në fillim të muajit të ardhshëm. Një kërkesë të tillë që Demarkacioni të zgjidhet sa më shpejt e ka edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili sërish ka bërë thirrje që kjo çështje të përfundojë brenda muajit janar.
Zyrtarë të lartë të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj (AAK) shprehen të bindur se Demarkacioni me Malin e Zi do të zgjidhet në fund të këtij muaji apo më së largu në fillim të muajit të ardhshëm. Një kërkesë të tillë që Demarkacioni të zgjidhet sa më shpejt e ka edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili sërish ka bërë thirrje që kjo çështje të përfundojë brenda muajit janar.
Ai insiston se Marrëveshja është e drejtë, prandaj duhet të ratifikohet. “Kushti i Bashkimit Evropian për Kosovën ka qenë i padrejtë, por edhe mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës është i pajustifikueshëm. Prandaj muaji janar është momenti i fundit që ne ta gjejmë një konsensus dhe ta ratifikojmë këtë marrëveshje. Vetëm atëherë i japim fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, shkruan tutje Gazeta "Zëri".
Në anën tjetër, partia opozitare lëvizja “Vetëvendosje” pret që sa më shpejt kjo çështje të vijë në seancën e Kuvendit dhe Demarkacioni të rrëzohet pasi që, siç thonë ata, ky subjekt politik nuk ndryshon qëndrim për këtë çështje. Të hënën e ardhshme (më 15 janar) është thirrur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, ku do të shqyrtohet Projektligji për Demarkacion, për të cilin pritet të votohet nëse do të shkojë ose jo për miratim në Kuvend.
Selmanaj: Versionin që humbim territor nuk e pranoj.
“Nuk mund ta them ndonjë datë, por e di që shumë shpejt duhet të përfundohet çështja e demarkacionit. Si afate të mundshme janë fundi i janarit ose fillimi i shkurti që të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë për “Zërin” deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.
Ky i fundit nuk ka dhënë shumë detaje se si do të zgjidhet kjo çështje, përpos që AAK-ja ka ende qëndrimin e njëjtë për Demarkacionin. “Ne nuk do të ndryshojmë qëndrim lidhur me versionin që është propozuar nga Komisioni i mëhershëm. Qëndrimi mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë lëvizje nga ai pozicion. Unë si deputet çdo version që nuk humb territor Kosova e pranoj, çdo version tjetër jo”, ka thënë Selmanaj.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44