Dëmet e zjarrit në vend, eksperti i mjedisit: Bimësia do dekada për tu rikuperuar! Karaburuni më i dëmtuari nga flakët, zonë me florë dhe faunë të pasur

Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit kanë sjellë impakte katastrofike për florën e faunën e zonave pyjore. Kështu është shprehur në lidhje për Report Tv, Aleksandër Trajçe, drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Ky ka qenë viti me dëmin më të lartë në bimësi sipas Tajçes, nëse krahasohet me vitevet të kaluara.

Flakët mbi tunelin e Kalimashit, sipas Tajçes tërhoqën shumë vëmendje pasi ajo është një zonë strategjike jo vetëm për kalimin e njerëzve, por edhe me një faunë të pasur. Ai tregoi se zona e blerët mbi tunel përdoret nga gjitarët e mëdhenj, si ariu i murrmë e ujku, për të kaluar nga nja anë në anën tjetër.

"Është pak herë për të folur për bilance, ende ka vatra zjarri aktive në dijeninë tonë që po përparojnë dhe në mjaft raste nuk po menaxhohen siç duhet. Ne kemi pasur komunikim me bashkëpuntëtorët tanë lokal dhe nomalisht impakti nga zjarret ka qenë katastrofik. Ky vit mund të cilësohet si një nga vitet që impakti mbi natyrën, florën e faunën ka qenë më i madh se në vitet e kaluara. Kjo është një dukuri që e vëmë re në të gjitha Ballkanin dhe kushtet klimatike, moti dhe vera e nxehtë kanë bërë që të favorizohen zjarret më shumë se vitet e tjera dhe për pasojë të impaktojnë habitate natyrore që mbartin vlera ekologjike. Mjafton një të përmendim një nga imazhet që bëri bujë, zjarri mbi tunelin e Kalimashit. Ajo zonë përbën një korridor ekologjik të rëndësishëm pasi lidh dy ekosisteme që janë nyje për gjitarë e mëdhenj në Shqipëri, siç janë ariu i murrmë, ujku apo rrëqebulli. Ajo zonë lidh malin e Munellës në veri-perëndim me Parkun Kombëtar të Lurës, shërben si pikë kalimi për llojet e faunës që e përdorin pesën e sipërme të tunelit për të kaluar nëpër peizazh. Zjarre të tillë, përveç impaktit që kanë në bimësi, kanë impakti në fragmentarizmit të popullatës së egër, por pse jo edhe impaktin mbi djegin e tyre, sidomos  për llojet që kanë lëvizshmëri të ulët, si zvarranikët", u shpreh Trajçe.

Prej më shumë se dy javësh në flakë, drejtori i PPNEA tha se Karaburuni është ndër zonat më të prekura. Sipas tij, diversiteti i pasur i kësaj zone ka pësuar një dëm shumë të madh. Tajçe tha s ekjo zonë frekuentohet shumë edhe nga blegtorët, të cilët me qëllim për të hapur kullotat iu vënë flakët habitateve, të cilat  më pas dalin jashtë kontrollit duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore.

"Një nga zonat më problematike që kemi parë, ka qenë Karaburuni. Në vetvete është një zonë e mbrojtur, një rezervë natyrore e menaxhuar. Natyrisht ajo ka qenë ndër zonat më të prekura nga zjarret. Fatmirësisht zjarri nuk arriti të përhapet në pjesën e pyllit të Parkut Kombëtar të Llogarasë, pasi nëse do arrite aty menaxhimi do ishte shumë i vështirë. Një dëm shumë i madh u bë në rezervatin natyror të Karaburunit, një zonë që mbart vlera të larta natyrore dhe një diversitet të madh të llojeve si të faunës apo florës. Zona ka një specifikë që përdoret për kullotje dhe jo rrallë herë janë blegtorët që në tentativa për të hapur kullotat iu vënë zjarrin habitateve që më pas kthen në zjarre të pakontrollueshme", tha Trajçe.

I pyetur sesa kohë i duhet bimësisë për tu rikuperuar, Tajçe u shpreh se kur zjarri arrin të shkrumbojë gjithçka, bimësia do dekada për tu rikthyer në gjendjen e mëparshme.

"Pasojat e zjarrit i vëmë re për vite për të mos thënë për dekada të tëra. Natyrisht varet nga intensiteti i zjarrit dhe natyra e përhapjes. Nëse një zjarr përhapet në mënyrë të plot, ku arrin të djegë edhe drurët, mund të shkrumbojë sipërfaqe që mund të duhen deri në 40-50 vite për tu rikuperuar. Në zonat veri-lindore të Shqipërisë, Pukë, Kukës, Fushë-Arrëz,  mund të shohim pasojat masive të zjarreve të vitit 2007. Kanë kaluar mbi 15 vjet dhe pasojat e zjarreve janë ende të pranishëm. Bimësi nuk është rikuperuar dhe do kërkojë shumë kohë që të rikuperohet. Të njëjtën gjë mund të themi për zjarret e këtij viti dhe për sipërfaqet pyjore të djegura këtë vit. Do të duhet një kohë e jashtëzakonshme që ajo zonë t'i rikthehet një ekuilibri normal funksional të habitateve pyjore siç ka qenë", vijoi Trajçe.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja