TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të ketë rritje buxheti për vitin 2023. Një pjesë e mirë e këtij buxheti, rreth 535 milionë lekë është parashikuar për likujdimet totale të prapambetura ndër vite të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, duke nisur nga përmbytjet sidomos në Shkodër dhe jug të vendit..
“Kemi planifikuar që për vitin 2023 të shlyejmë të gjitha detyrimet e prapambetura të cilat administrohen ne dosjet përkatëse në AKMC, të trashëguara nga ish-Drejtoria e EC. Masiv i madh dosjesh që shkon deri në 500 e 40 ca milionë lekë. Kemi detyrën që të bëjmë një më një vlerësimin e dosjeve, mbi bazën e të cilave janë ngritur grupet e punës që përcaktojnë qartësisht të gjithë specifikat që kanë dosjet, për të rakorduar diskordancat që kanë midis tyre”, tha Haki Çako, Kreu i Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Duke raportuar në Komisionin e Sigurisë, kreu i Emergjencave, Haki Çako, hodhi dyshime të abuzimeve ndër vite të komisioneve të vlerësimit nga bashkitë.
“Për hir të së vërtetës jemi të detyrua të pranojmë që ka edhe abuzime nga komisionet e vlerësimit nëpër bashki ndër vite dhe që ne e kemi për detyrë t’i marrim në sitë një për një pasi pjesa më e madhe e këtyre komisioneve kanë nënvlerësuar, në mungesë të shprehjes së abuzimit”, shtoi Çako.
Çako ngriti edhe shqetësimin e mungesës së stafit të trajnuar nëpër bashkitë e vendit, kryesisht për punonjës zjarrfikës.
“Kemi bashki, pa dashur që t’i identifikoj që prej vitesh kanë autoshkalla me komanda elektronike, nuk i përdorin sepse nuk trajnojnë njerëzit apo edhe ata që i trajnojnë i lëvizin në mënyrë të pakontrolluar shpesh dhe që edhe punonjësit edhe vetë zjarrfikësit duhet të jenë në trajnime intensive’, tha ai.
Haki Çako tha ndërkohë se është drejtë finalizimit edhe një strategji për uljen e riskut nga fatkeqësitë natyrore.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:34
-
Drejtori i Policisë, Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shpejt kemi rezultate, e them me garanci! Na financoni 50 % e flotës e amortizuar, i marrim me qira! Shtohen dhe 500 efektivë
13 Nëntor 2024, 13:33
-
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
12 Nëntor 2024, 17:09
-
Emergjencat civile apel bashkive: Nga e enjtja nisin shirat merrni masat, kontrolloni kanalet
12 Nëntor 2024, 13:35
-
“Në 2025, 2 avionë për zjarret dhe stërvitje!” Xhaferraj përplasje me ministrin e Mbrojtjes në kuvend
11 Nëntor 2024, 17:07
-
Debate te Komisioni i Sigurisë/ Vengu: Buxheti me rritje, kap 2% e vendosur nga NATO! Kampus i ri për ushtrinë! Xhaferraj: Mos bëj ironi, je për SPAK
11 Nëntor 2024, 14:44
-
Çelen aplikimet për projektet e Mbrojtjes Civile, Vengu – bashkive: Aplikoni! Paketë edhe për zonat e thella
25 Tetor 2024, 20:47
-
Çako te Komisioni i Sigurisë: Për këtë vit 1077 vatra zjarri dhe 43466 ha të dëmtuara! 98% nga dora njerëzore, qeveria do kalojë 1,5 mld lekë për kompensime dëmesh
17 Shtator 2024, 14:08
-
‘Siguria’/ Raporton kreu i Burgjeve, Qose: Duhen sisteme anti-dronë! Përmes dronëve mund të organizohen vrasje në burgje! Burgu i Lezhës me të sëmurë mbi kapacitetet
16 Shtator 2024, 12:41
-
Bilanci i zjarreve: Që nga muaji janar janë djegur 29143 ha me pyje dhe javën e fundit 2390 ha
16 Gusht 2024, 13:03
-
Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 14 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës
16 Gusht 2024, 11:56
-
‘Luftën’ me flakët s’e ndalin milionat që shpenzohen çdo vit nga Bashkitë e Emergjencat për t’u mbrojtur! 15 mln € në dispozicion vetëm për pushtetin vendor
12 Gusht 2024, 20:52