Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nga Levani i Fierit, ka pohuar se situata e zjarrit që ka përfshirë 6 fshatra vijon të mbetet problematike.

Çako u shpreh se prioriteti kryesor është shpëtimi i jetës së njerëzve, ndërsa u kërkoi organeve kompetente që ndaj autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme të jepet dënimi maksimal i parashikuar nga ligji.

“Po vazhdojmë punën. Ka disa orë që Levani dhe kodrinat e Fierit janë përshkruar nga një zjarr masiv. Ullishtet janë shumica e tyre të papastruara dhe kanë shkurre masive që bëhen shkak për përhapjen e zjarreve. Helikopterët dhe avioni po punojnë dhe kanë vënë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të flakëve, që kanë rrezikuar edhe biznese e banesa. Tashmë lokalet, prefektura, bashkia, ka të gjithë organizimin e mundshëm për të evidentuar lëvizjen e njerëzve. Zjarri kryesisht ka përshkruar zonë pemëtarie, por është një ndezje nga dora e njeriut. Natën helikopterët nuk operojnë dot. Do të operohet me forca nga toka. Problemi i vënies para përgjegjësisë ligjore është kompetencë e organeve kompetente, e Policisë dhe organeve të drejtësisë, që duhet të jenë më korrekte dhe drastike ndaj autorëve të zjarrvënies. Do të duhet që gjithësecili të përgjigjet ligjërisht dhe pse jo edhe me sanksione ekstreme", tha mes të tjerash Çako.


Lajmi kryesor:

Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier, digjen banesa e biznese! 3 të asfiksuar, rrezikohet edhe karburanti! Ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion!