Për të tretën herë radhazi banorët e pallatit nr.7 në rrugën “3 vëllezërit Thanasi”, në zonën e plazhit, kanë protestuar para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar rikonstruksionin e pallatit të tyre me dëmtime DS3.
Kërkesa e bërë prej tyre në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për pezullimin e punimeve të firmës së ndërtimit që po ndërton një pallat të ri ngjitur me pallatin e tyre është hedhur poshtë nga gjyqësori. Të pashpresë ata kërkojnë tashmë vetëm riparimin e apartamenteve të tyre, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“Sot kemi ardhur një pjesë e banorëve sepse një pjesë mesa duket u kanë bërë presion institucionet ose firma nuk e di dhe janë tërhequr me justifikime të ndryshme. Kemi ardhur të protestojmë se gjykata dhe prokuroria na ka lënë në heshtje. Kishim dje vendimin që do të pezullonte punimet e firmës, momentalisht do të bëhet dhe një rishqyrtimi i lejes. Zonja ka marr lekët mesa duket, nuk pinë ujë fare ato letra që ne kemi marrë nga të gjithë institucionet dhe tha që rrëzohet kërkesa juaj”, tha një banor
![]()
“Nga bashkia kërkojmë që të vijnë dhe të shohin gjendjen e pallatit, të ndalojnë punimet e objektit që po ndërtohet aty”, shprehet një tjetër.
Prej disa javësh banorët e këtij pallati kanë organizuar protesta të vazhdueshme para prokurorisë së Durrësit dhe sheshit ku po ndërtohet objekti i ri.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)