Dëmet nga tërmeti/ Bashkia e Durrësit miraton fond prej 10 mln lekë dhe pagat e anëtarëve të Këshillit

Dëmet nga tërmeti/ Bashkia e Durrësit miraton fond prej 10 mln lekë dhe pagat e anëtarëve të Këshillit

Foto ilustruese

DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar një fond prej 10 milion lekësh për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i dy ditëve më parë.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se në mbledhjen e sotme, u vendos që ky fond prej 10 milionë lekë, do i bashkangjitet fondit të dhuruar nga Bashkia e Tiranës, prej 20 mln lekësh dhe do të shkojnë për rregullimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Gjithashtu, në shenjë solidarizimi anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dhuruar edhe pagat e tyre.

Fshatrat e Durrësit ka qenë më të prekura nga tërmeti, duke qenë se epiqendra ishte në detit Adriatik. Referuar shifrave zyrtare të dhëna nga kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në Report Tv, 50 banesa, të lokalizuara kryesisht në zonat rurale, kanë marrë dëme të mëdha duke u bërë të pabanueshme, e ndërsa 1528 të tjera kanë pësuar plasaritje si pasojë e lëkundje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur