Dëmet nga tërmeti, publikohet lista e tretë me 500 emra në Tiranë që kanë fituar dëmshpërblimet

Dëmet nga tërmeti, publikohet lista e tretë me 500 emra në Tiranë që kanë fituar dëmshpërblimet

Ka shkuar në 1500 lista e personave që kanë përfituar nga dëmshpërblimi, banesat  e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

Pas 1000 emrave të parë, bashkia e Tiranës ka publikuar edhe listën e re me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.

Të premten, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 3 mijë emrat e parë, ndërkohë që kreu i Bashkisë siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet. “Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj. 

( Kliko këtu ) Lista e tretë e plotë me 500 emrat në Tiranë që kanë fituar dëmshpërblimet

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat