DËMET/ Nis shembja e 7 pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Laç (VIDEO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit. Këto pallate kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26-nëntorit dhe inspektorët pasi kanë vlerësuar rastet i kanë shpallur të pabanueshëm, kështu IKMT ka nisur prishjen e tyre në mënyrë që të mos bëhen rrezik për banorët.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç. Procesi i shembjes së godinave po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm janë edhe shumë banor që kanë jetuar në këto objekte. Nga këto pallate që janë parashikuar të shemben janë prekur rreth 100 familje. 

"Kam pas 600 meter katror dyqane, dy shpia dhe nuk e di se çdo bëjmë", ka deklarua një nga banorët e pranishëm në aksionin e prishjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti. 

Ndërkohë më parë shumë godina janë shembur në qytetin e Durrësit e të Thumanës, pasi ishin shpallur më parë të pabanueshëm. Po ashtu edhe për pallatet e tjera që pritet të shpallen të pabanueshëm pritet të shemben. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
FOTO/ Tërmeti ndryshon mënyrën e 'marketingut' të banesave në Shqipëri

1576519686_ter.png

Të gjithë jemi mësuar me letrat nëpër muret e pallateve apo rrugëve, ku qytetarë të ndryshëm bëjnë publike se kanë një pronë për të shitur.

Por një rast i fundit, pas tërmetit është shumë i pazakontë dhe ka sjellë vëmendje.

Një qytetar, me anë të një njoftimi shkruan “Shitet apartament 3+1 tek Gjykata i pa dëmtuar nga tërmeti”, kjo sjell se shqiptarët po përshataten me këtë situatë ankthi për të siguruar një banesë të sigurtë për blerësit.

Shqiptarët janë akoma të traumatizuar nga gjendja e tërmetit dhe të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të sigurtë, pas pamjeve dramatike, ku shtëpitë u shembën si të ishin karton dhe jo tulla.

Dihet që vendi ynë është një zonë me nivel të lartë sizmik dhe në historinë e tij janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë qindra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar mijëra banesa.

Kujtojmë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur. 

Ora 18:29
Durrës/ Pallati shpallet i pabanueshëm, pronari rregullon muret me kompesatë e vazhdon punën tek dyqani i mishit

1576517420_fo4.png

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, njerëzit janë akoma të panikosur, pasi ka patur edhe pasgoditje të shumta.

Durrësi dhe Thumana kanë qenë zonat më të prekura në viktima, apo dëmtime në banesa.

Por për pronarin e një dyqan mishi në lagjen numër 12 në Durrës, situtata është normalizuar, edhe pse pallati ku ishte dyqani është shpallur i pabanueshëm.

 Ai ka vendosur të mos i mbyllë dyert e biznesit, por të sfidojë natyrën dhe madje vetë policinë.

Biznesi ka mbyllur muret e dëmtuara anësore me kompensatë dhe po vijon aktivitetin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 16/12/2019 19:03

    Ku eshte shtet k*** qe e lejon ket maskara te lere te hapur biznesin ne nje kohe pallati ka dalur i pa banueshem, ku eshte forca e shtetit? apo ky biznes eshte ndonje gangoje qe sfidon shtetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)