Një zjarr ka rënë ditën e sotme rreth orës 16:00 në një pallat, i cili është pjesë e një blloku pallatesh 11-katëshe në qytetin e Lushnjës.

Fillimisht, zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të pallatit, ndërsa më pas flakët janë futur përmes një dritareje në ambientin e parkimit të automjeteve.

Tymi ka përfshirë katin nëntokësor të pallatit dhe është përhapur në të gjithë ambientin, duke shkaktuar alarm te banorët.

Për shkak të situatës, banorët janë larguar nga pallati dhe kanë dalë në ambientet e jashtme të tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat fillimisht kanë larguar automjetet e parkuara, ndërsa më pas kanë ndërhyrë për të izoluar flakët dhe parandaluar përhapjen e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është neutralizuar dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.