Pirja e duhanit lidhet me sëmundje të tilla si, ataku në zemër, presioni i lartë i gjakut, kanceri i mushkërive, i gojës, bronshitin, ulcerat etj.
Pasojat e këtyre sëmundjeve bëhen edhe më të rënda në rastin e konsumimit të cigares nga femrat shtatzanë.
Rreziqet që i kanosen femrave që po sjellin në jetë një bebe, por që konsumojë duhan janë të shumta.
Ja disa prej tyre:
-Mesatarisht, fëmijët e lindur nga duhanpirës peshojnë 200 gram me pak se fëmijët e lindur nga jo duhanpirës.
Rreziku i lindjes së fëmijëve që peshojnë 2,5 kg me pak, është dy herë më e lartë tek duhanpirëset
-Rreziku i lindjes së parakohshme dyfishohet nëse nëna pi duhan.
Në raport me fëmijët e lindur në kohë, foshnjat e lindura para kohe kanë më shumë rreziqe për të pasur komplikacione.
-Rreziku i vdekshmërisë foshnjore trefishohet nëse nëna pi duhan gjatë shtatzënisë ose pas lindjes.
Duhanpirëset kanë më pak qumësht sesa nënat jo duhanpirëse (1/4 më pak) dhe nikotina kalon në qumështin e nënës dhe më pas tek bebi.
Fëmijët që rriten në ambiente me duhan janë viktimat e para të duhanpirjes pasive. Ata vuajnë nga probleme respiratorë në vitet e para të jetës së tyre, mund të dallojmë forma të ndryshme të irritimit të rrugëve respiratorë: kollë, mukozë, defiçit respirator me fishkëllima.
Rreziku që fëmijët e prindërve duhanpirës të bëhen duhanpirës dyfishohet, në raport me fëmijët e prindërve jo duhanpirës.
-Shumë gra që janë ekspozuar ndaj nikotinës, kanë mundësi më të madhe për të pasur një fëmijë të prekur nga sëmundje të rënda mendore.
Pirja e duhanit kontribuon në probleme të theksuara në barkun e nënës dhe lindjes në vijim, duke përfshirë peshë të ulët të fëmijës dhe vështirësi të tjera.
Pasardhësit e nënave që janë ekspozuar ndaj duhanpirjes gjatë shtatzënisë, janë të rrezikuar për t’u prekur nga çrregullimi bipolar.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com