31 vite burg kërkon prokuroria Tiranës për 7 prej administratorve të kompanive private të përfshirë në skemën mashtruese “skrapi” që i ka kushtruar shtetit shqiptar një dëm prej 25 milionë dollarësh.
1. Agim Xhika, të dënohet me 5 vjet burgim
2. Avni Hoxha, të dënohet me 5 vjet burgim
3. Robert Hoxha, të dënohet me 5 vjet burgim
4. Ilir Allmeta, të dënohet me 5 vjet burgim
5. Përparim Zeqaj, të dënohet me 6 vjet burgim
6. Mimoza Hoxha, të dënohet me 3 vjet burgim, (të konvertohet në shërbim prove)
7. Vjollca Hoxha, të dënohet me 3 vjet burgim, (të konvertohet në shërbim prove
Prokuroria kërkon gjithashtu dënimin me 10 milionë lekë (të reja) për kompanitë e administruara nga këta shtetas.
Ky grup personash është pjesë e një hetimi të gjerë, për të cilën më parë janë dënuar 16 të pandehur të tjerë, me një total prej 35 vitesh burgim.
Të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave osë të formularëve”, kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar hetimet dhe ka dërguar për gjykim mbi 30 persona dhe kompani, të konsideruara të nivelit të II, në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të cilët kishin kryer veprime fiktive për përfitimin e padrejtë të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
/Shqiptarja.com