Demi Lovato është hapur për sëmundjen e saj të bulimisë në revistën “Allure”.

Këngëtarja shprehet se do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj duke realizuar një set fotografik ku shihet në formë të mirë.

Këngëtarja nuk ka përdorur aspak make-up përveç buzëve në ngjyrë të theksuar dhe Demi shprehet se ndihet më seksi kur nuk përdor make-up.

demi lovato

Sado e lodhur që të jem shprehet ajo, gjithmonë heq make-upin përpara se të shtrihem dhe më pas përdor një tonifikues.

Së fundmi, Demi shprehet se do t’i pëlqente të kishte një trup të plotë dhe të fuqishëm si Kim Kardashian.

demi lovato

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)