Demi Lovato sërish përkrah 
ish partnerit?!

Demi Lovato sërish përkrah <br />ish partnerit?!<br>
E gjithë media rozë u trondit kur fare pranë martesës me aktorin Wilmer Valderrama, Demi Lavato deklaroi ndarjen.
Në dokumentarin e saj të quajtur ''Simply Complicated'' ajo tregoi se asokohe ishte shumë e vështirë të mbante një lidhje me një person shumë më të madh në moshë.

Edhe pse ka kaluar vetëm një vit, burime pranë saj kanë konfirmuar për “Ace Showbiz” se Demi tashmë është pjekur dhe dëshiron të rikthehet në krahët e ish-it.
Periudha ''single'' i dha asaj mundësi të eksplorojë dhe kjo gjë e bëri të kuptojë se çfarë është dashuria e vërtetë.

Këngëtarja dhe aktori vazhdojnë të kenë ndjenja për njëri-tjetrin edhe pse momentalisht janë vetëm shokë.
Vetëm para pak ditësh ata janë fotografuar duke ngrënë drekë së bashku dhe thuhet se do t’i japin marrëdhënies së tyre edhe një shans tjetër.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...